AKSIONI PRANVEROR I QYTETIT TË SHKUPIT DHE NDËRMARRJEVE TË QYTETIT ME SUKSES U REALIZUA NË KOMUNËN SARAJ 28.5.2022

Qyteti i Shkupit së bashku me ndërmarrjet publike të Qytetit, dhe në koordinim me Komunën e Sarajit me sukses e realizuan aksionin e madh pranveror në territorin e kësaj komune.

Ekipet të koordinuara në terren realizuan aktivitete për fshirjen dhe larjen manuale dhe makinerike të bulevardeve dhe rrugëve, dezinfektimin e kontejnerëve, grumbullimin e mbeturinave, sanimin e dëmtimeve të rrugëve, rinovimin dhe vendosjen e sinjalizimit të trafikut, mbjellje të fidanëve të rinj dhe rregullimin e gjelbërimit, Gjithashtu, bënë riparimin e defekteve dhe problemeve të raportuara nga ana e qytetarëve, kapjen e qenve endacak dhe mundësitë për strehimin e tyre pas trajtimit human.

Në kuadër të aksionit pranveror në komunën e Sarajit, ekipet e NP "Parqe dhe Gjelbërim" kanë kositur sipërfaqet me bar dhe vegjetacionin në të dy anët e rrugës që shpie në fshatin Shishevë, Matka e poshtme, si dhe rrugën kryesore për në Matkë. Gjatë ditëve të punës është kositur gjelbërimi dhe sipërfaqja e gjelbër publike tek varrezat.

Ekipet nga Sektori i rreshtdrurëve, në përputhje me Vendimet e lëshuara nga Qyteti i Shkupit, kanë krasitur gjithsej 15 drurë në rrugën “20” numër 4 në komunën e Sarajit.

Ekipet e NP "Rrugët dhe rrugica" përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit, me urdhër të Qytetit të Shkupit gjatë aksionit pranveror  kanë riparuar gropat goditëse dhe dëmtimet e mëdha në rrugën Saraj me sipërfaqe totale prej 18 metrash katrorë. Ekipet e terrenit që e mirëmbajnë sinjalistikën rrugore në rrugë rinovuan sinjalistikën horizontale me shënimin e natës të stacioneve të taksive në këtë rrugë. Është kryer shënimi i katër stacioneve të taksie me gjithsej 16 taksi-vende .

Në kuadër të aksionit pranveror, ekipet e NP "Higjiena Komunale" kanë kryer fshirjen dhe larjen manuale dhe makinerike të rrugëve dhe stacioneve të autobusëve në komunën e Sarajit.

Ndërmarrja Publike "Ujësjellës dhe Kanalizim" në komunën e Sarajit gjatë aksionit ka pastruar manualisht pusetat dhe ulluqet e rrugëve. Në këtë komunë Sektori i kanalizimeve nuk ka kryer aktivitete punë për shkak se ndërmarrja nuk mirëmban infrastrukturën ekzistuese (kanalizime fekale dhe atmosferike).

Ekipet e NP Lajka kanë vepruar në  lokacione kyçe në komunën e Sarajit, gjegjësisht tek salla e sportit dhe përreth shkollës, si dhe në parkingun te Kanjoni Matka.

Ndërmarrja publike Drisla në kuadër të aksionit pranveror ka pranuar dhe  deponuar mbeturinat komunale, mbeturinat ndërtimore dhe mbeturinat tjera të grumbulluara në territorin e komunës së Sarajit.

Aksioni i madh pranveror i organizuar nga Qyteti i Shkupit dhe në koordinim me ndërmarrjet publike të qytetit, i cili në periudhën e kaluar është realizuar në territorin e të gjitha komunave të Shkupit, ka përfunduar dje me aktivitetet në komunën e Sarajit.