U mbajt edicioni i shtatë i "Ngisni biçikletën drejt, ngisni shëndetshëm" 28.5.2023

Qyteti i Shkupit edhe këtë vit mbështeti realizimin e edicionit të shtatë të "Ngisni biçikletën drejt, ngisni shëndetshëm", një manifestim që promovon çiklizmin si formë alternative të transportit urban dhe ndikon në ngritjen e vetëdijes publike për ruajtjen e një mjedisi të shëndetshëm duke zëvendësuar makinat me biçikleta gjatë transportit të përditshëm.

Në start nga “Porta Maqedonia” sot u nisën më shumë se 8000 pjesëmarrës, me biçikleta, tricikla, trotinete, patina deri në finish në Parkun e Qytetit, ku për ta u organizua argëtim, shoqërim, pije freskuese dhe lotari me shpërblime të vlefshme.

Sekretari i Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov, ndau çmimin e parë, gjegjësisht një kupon në vlerë 12.000 denarë nga ana e Qytetit. Për pjesëmarrësit u mbajt edhe lotari, ndërsa më fatlumët shkuan në shtëpi me shpërblime të vlefshme.

Qyteti i Shkupit tashmë ka vendosur një infrastrukturë ciklizmi, të cilën ekipet e qytetit e mirëmbajnë rregullisht, dhe ky lloj i manifestimeve sportive mbështet edhe më shumë përkushtimin për një mjedis më të pastër dhe shprehi të shëndetshme urbane te qytetarët.