
QYTETI I SHKUPIT ME MBESHTETJE FINANCIARE T TE 237 PROJEKTEVE NGA FUSHA E KULTURES 28.1.2020
Qyteti i Shkupit ka shpallur fituesit e Konkursit për financimin e manifestimeve, projekteve dhe krijimtarisë të shfrytëzuesve të tjerë përmes të cilave realizohet interesi lokal në kulturë për vitin 2020. Në konkursin e shpallur më 18 shtator 2009 për herë të parë u aplikua përmes rrugës elektronike dhe arritën 490 aplikacione të plota, që është numri më i madh deri më tani.
Aplikimet të cilat arritën u vlerësuan nga gjashtë komisione profesionale, të përbërë nga përfaqësues të Qytetit të Shkupit dhe përfaqësues të institucioneve kulturore të Qytetit. Komisionet gjegjëse në përputhje me kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara në thirrjen për konkurs, vendosën Qyteti i Shkupit të mbështet 237 propozim- projekte, ose thuajse gjysmën e aplikimeve të pranuara. Nga propozim-projektet e mbështetura, 32 i përkasin projekteve që përfshijnë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe artet performuese; 50 nga fusha e arteve pamore dhe artit të medieve të reja; 43 projekte nga fusha e veprimtarisë botuese dhe bibliotekave, 29 nga fusha e muzeumeve dhe promovimit të trashëgimisë kulturore dhe 51 projekte nga fusha e arteve muzikore.
Për këtë konkurs, Qyteti ka ndarë 16 milion denarë dhe shuma mesatare e mjeteve financiare të ndara për projekt është 67,500 denarë. Projektet që do të realizohen në gjuhët e nacionaliteteve tjera u mbështetën nga Qyteti i Shkupit me gjithsej 25% të mjeteve të buxhetit.
Qyteti i Shkupit edhe këtë vit i kushtoi theks të veçantë mbështetjes së projekteve rinore dhe studentore.
Qyteti i Shkupit vazhdon praktikën e vendosur dy vjet më parë për të publikuar rezultatet e Konkursit me qëllim të transparencës dhe llogaridhënies më të madhe, duke e paraqitur listën e projekteve të mbështetura.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK