QYTETI I SHKUPIT ME MBESHTETJE FINANCIARE T TE 237 PROJEKTEVE NGA FUSHA E KULTURES 28.1.2020

Qyteti i Shkupit ka shpallur fituesit e Konkursit për financimin e manifestimeve, projekteve dhe krijimtarisë të shfrytëzuesve të tjerë përmes të cilave realizohet interesi lokal në kulturë për vitin 2020. Në konkursin e shpallur më 18 shtator 2009 për herë të parë u aplikua përmes rrugës elektronike dhe arritën 490 aplikacione të plota, që është numri më i madh deri më tani.

Aplikimet të cilat arritën u vlerësuan nga gjashtë komisione profesionale, të përbërë nga përfaqësues të Qytetit të Shkupit dhe përfaqësues të institucioneve kulturore të Qytetit. Komisionet gjegjëse në përputhje me kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara në thirrjen për konkurs, vendosën Qyteti i Shkupit të mbështet 237 propozim- projekte, ose thuajse gjysmën e aplikimeve të pranuara. Nga propozim-projektet e mbështetura, 32 i përkasin projekteve që përfshijnë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe artet performuese; 50 nga fusha e arteve pamore dhe artit të medieve të reja; 43 projekte nga fusha e veprimtarisë botuese  dhe bibliotekave, 29 nga fusha e muzeumeve dhe promovimit të trashëgimisë kulturore dhe 51 projekte nga fusha e arteve muzikore.

Për këtë konkurs, Qyteti ka ndarë 16 milion denarë dhe shuma mesatare e mjeteve financiare të ndara për projekt është 67,500 denarë. Projektet që do të realizohen në gjuhët e nacionaliteteve tjera u mbështetën nga Qyteti i Shkupit me gjithsej 25% të mjeteve të buxhetit.

Qyteti i Shkupit edhe këtë vit i kushtoi theks të veçantë mbështetjes së projekteve rinore dhe studentore.

Qyteti i Shkupit vazhdon praktikën e vendosur dy vjet më parë për të publikuar rezultatet e Konkursit  me qëllim të transparencës dhe llogaridhënies më të madhe, duke e paraqitur listën e projekteve të mbështetura.