SOT MBAHET SEANCA E 63-TË E KËSHILLIT TË QYTETIT TË SHKUPIT 28.1.2021

Ndihmë viktimave të tërmetit katastrofik në Komunën Kostajnica dhe Komunën Kozarska Dubica, Federata e Bosnjë dhe Hercegovinës, është njëra nga pikat kryesore për të cilën do të diskutojë Këshilli i Qytetit tl Shkupit në seancën e sotme.  Me këtë  pikë propozohet që Qyteti i Shkupit të ofrojë ndihmë në vlerë prej 500,000 denarë për të dy komunat ose gjithsej 1 milion denarë.

 

Në seancën e sotme, Këshilli do të diskutojë edhe për vendimet për vendosjen e bashkëpunimit ndër-komunal me komunat  Aerodrom, Qendër, Karposh, Gazi Baba dhe Gjorçe Petrov në lidhje me rregullimin e hapësirave publike duke instaluar elemente të pajisjeve urbane për sport dhe rekreacion. Këto vendime janë të ndërlidhura me projektin e Qytetit të Shkupit për rindërtimin e zonave të gjelbra dhe instalimin e pajisjeve urbane si dhe mjetet e nevojshme financiare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Në seancë do të diskutohet edhe për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Karposhit për pjesëmarrje financiare për rikonstruksionin e plotë të rrugëve në Nerez në Komunën Karposh, si dhe për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Sarajit për pjesëmarrje financiare për rikonstruksionin e rrugës lokale për f. Bojanë, Komuna e Sarajit.

Këshilli do të diskutojë edhe për Propozim-Vendim për përcaktimin e vlerës së pikës për llogaritjen e pagave të nëpunësve shtetërorë në Qytetin e Shkupit për vitin 2021 dhe  të punësuarve në NP “Parqe dhe Gjelbërim” – Shkup dhe NP”Lajka”, si dhe miratimin e programeve investuese për vitin 2021 për ndërmarrjet publike “ Rrugë dhe rrugica”, “Drisla” dhe “Parkingu i Qytetit”. Gjithashtu do të diskutohet edhe Vendimi për dhënie pëlqim Vendimit për ndryshim të Listës së çmimeve për shërbimet që i realizon NP “Parkingu i qytetit” – Shkup, NP”Rrugë dhe rrugica” , ndryshim dhe plotësim të Vendimit për Sistemin e integruar tarifor në transportin e linjave të udhëtarëve në qytetin e Shkupit, si dhe Vendim për dhënie pëlqim Planit për ndryshimin dhe plotësimin e Planit vjetor për punësime në Qytetin e Shkupit për vitin 2021, dhe në IP Biblioteka e qytetit “Vëllezërit Milladinov”.    

Para këshilltarëve do të gjenden edhe shumë programe për punë, ku do të diskutohet për  Programin për aktivitetet e Qytetit të Shkupit për bashkëpunim me shoqatat dhe fondacionet gjatë vitit 2021, Programi për ndryshim dhe plotësim të Programit për financim të institucioneve publike dhe të aktiviteteve në fushën e kulturës me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2021, Programi për menaxhim dhe mirëmbajtje të varrezave të qytetit në Shkup për vitin 2021 dhe Program për punën e Këshillit të Qytetit të Shkupit për vitin 2021.

Në seancë, këshilltarët do të vendosin për një numër vendimesh për lirimin nga pagesa e kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore në disa objekte që janë me interes publik, si dhe për Kalendarin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për 2021.