Javën e kaluar 3.980 qytetarë shfrytëzuan teleferikun për në Kryqin e Mileniumit 28.1.2022

Në periudhën nga 20 deri më 27 janar për transport me teleferik nga Vodno e Mesme deri te Kryqi i Mileniumit ka pasur interesim nga 3.980 qytetarë, përkatësisht vetëm gjatë fundjavës (22 dhe 23 janar) 2.893 qytetarë vizituan Vodnon dhe përdorën teleferikun. Këto shifra flasin për përfitimin e madh që kanë shkupjanët me aktivizimin e sërishëm të teleferikut.

Teleferiku nga Vodno e Mesme deri te Kryqi i Mileniumit dhe tri linjat e autobusit të cilat qarkullojnë deri në Vodnon e Mesme u vunë përsëri në funksion nga data 30.12.2021. Në periudhën nëntor – mars teleferiku punon çdo ditë, përveç ditës së hënë dhe të martës së fundit të muajit (për shkak të shërbimit), nga ora 10 deri në orën 17. 

Për udhëtimin me teleferik vlejnë protokollet për mbrojtjen nga Kovid 19 – në kabina lejohet transporti deri në 4 persona, të cilët duhet të mbajnë maska. Udhëtarëve para se të hyjnë në kabinë u matet temperatura dhe kryhet dezinfektimi. Kabinat dezinfektohen tri herë gjatë ditës.

Për qytetarët janë vënë në dispozicion edhe dy transportues për transportin e kafshëve shtëpiake (qen me rritje të ulët/të mesme), dhe gjithashtu lejohet edhe transporti i qenit-shoqërues për personat me handikap.

Deri në Vodnon e Mesme qarkullojnë tri linja autobusësh – numër 25 (Qendra transportuese – Vodno e Mesme), qarkullon çdo ditë përveç ditës së hënë, si dhe numrat 25А (Automakedonija – Vodno e Mesme) dhe 25B (Shtëpia e shtypit – Vodno e Mesme) që qarkullojnë vetëm për fundjavë dhe festa shtetërore. Të tri linjat gjatë fundjavës dhe festave shtetërore janë falas për qytetarët. Orarin e udhëtimit për këto tri linja qytetarët  mund ta shohin në faqen e Internetit të NTP-së Shkup - www.jsp.com.mk