
Qyteti i Shkupit siguroi rampa hyrëse në të gjitha institucionet e qytetit për personat me aftësi të kufizuara 28.1.2022
U realizua edhe një premtim i kryetares Arsovska për 82 ditët e para të mandatit të saj si kryetare, akses i personave me aftësi të kufizuara në të gjitha institucionet e Qytetit, por ky është vetëm fillimi i strategjisë që institucionet nën kompetencat e Qytetit të Shkupit të jenë të arritshme për të gjithë qytetarët.
Është adaptuar hyrja për personat me aftësi të kufizuara në 9 ndërmarrje publike, 7 institucione kulturore publike dhe 23 shkolla të mesme të Qytetit të Shkupit.
Dy muajt e kaluar u mundësua edhe adaptimi në shkollat e mesme në Shkup, si më poshtë:
- SHMQSH „Koço Racin” ( rampa e jashtme dhe vend parkimi i shënuar)
- SHMQSH „Mihajlo Pupin” ( dy rampa të jashtme, platformë ashensori, ashensor, tualet e i adaptuar, vend parkimi i shënuar dhe sallë fizkulture e pajisur me të gjitha rekuizitat)
- SHMQSH „Josip Broz Tito” ( rampa e jashtme dhe tualet i adaptuar)
- SHMQSH „Pançe Arsovski” (rampa e jashtme)
- SHMQSH „Vasil Antevski Dren” (rampa e jashtme vend parkimi i shënuar)
- SHMQSH „Dimitar Vlahov” (rampa e jashtme)
- SHMQSH „Nikola Karev” (rampa e jashtme)
- SHMQSH „Marija Kyri Sklodovska” (rampa e jashtme dhe vend parkimi i shënuar)
- SHMQSH „Vlado Tasevski” (rampa e jashtme, tualet i adaptuar dhe vend parkimi shënuar)
- SHMQSH „Georgi Dimitrov” (dy rampa të jashtme, tualet i adaptuar dhe vend parkimi shënuar)
- SHMQSH „Dr. Pançe Karagjozov” (rampa e jashtme, tualet i adaptuar dhe vend parkimi shënuar)
- SHMQSH „Vëllezërit Miladinov” (rampa e jashtme, dy rampa të brendshme, tualet i adaptuar dhe vend parkimi shënuar)
- SHMQSH „Orce Nikolov” (rampa e jashtme, dy rampa të brendshme dhe vend parkimi i shënuar)
- SHMQSH „Cvetan Dimov” (dy rampa të jashtme dhe vend parkimi shënuar)
- SHMQSH „Zef Lush Marku” ( rampa e jashtme dhe vend parkimi shënuar)
- SHMQSH „Shaip Jusuf” (rampa e jashtme, hapësirë parkimi e shënuar dhe katër tualete të adaptuara)
- SHMQSH „Rade Jovçevski Korçagin” (rampa e jashtme dhe vend parkimi i shënuar)
- SHMQSH „Arseni Jovkov” (rampa e jashtme, ashensor i vendosur dhe platformë ashensori, vend parkimi i shënuar)
- SHMQSH „8 Shtatori” (rampa e jashtme dhe vend parkimi shënuar)
- SHMQSH „Saraj” (rampa e jashtme, tualet i adaptuar dhe vend parkimi shënuar)
- SHMQSH „Boro Petrushevski” (rampa e jashtme, tualet i adaptuar dhe vend parkimi shënuar)
- SHMQSH „Lazar Tanev” (rampa hyrëse e jashtme dhe e brendshme, tualet i adaptuar dhe vend parkimi shënuar)
- SHMQSH „Zdravko Cvetkovski” (tualet i adaptuar për persona me aftësi të kufizuara, sallë fizkulture e pajisur me të gjitha rekuizitat për persona me aftësi të kufizuara)
Rampa hyrëse/ashensor për persona me aftësi të kufizuara janë mundësuar në Institucionet kulturore të Qytetit të Shkupit, si më poshtë:
- Qendra Kulturore Informative – Shkup
- Shtëpia e Kulturës „Koço Racin” – Shkup
- Qendra Rinore kulturore – Shkup
- Muzeu i Qytetit të Shkupit
- Kopshti Zoologjik – Shkup
- Qendra Kulturore për Fëmijë – Karposh
- Biblioteka e qytetit „Vëllezërit Miladinov”
Janë vendosur rampa hyrëse për personat me aftësi të kufizuara në të gjitha Ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit, si më poshtë:
- NP “Parqe dhe Gjelbërim” – Shkup
- NP “Parkingu i Qytetit” – Shkup
- NP “Rrugë dhe Rrugica” – Shkup
- Ndërmarrja e Transportit Publik – Shkup
- NP “Higjiena komunale” – Shkup
- NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup
- Deponia Drisla – Shkup
- NP për mirëqenien e kafshëve endacake “Lajka” – Shkup
- SEQ SHKUP GAZ SHMPKTHPV – Shkup
Qyteti i Shkupit do të vazhdojë me përmbushjen e kërkesave të qytetarëve dhe organizatave, me qëllim aksesin e plotë dhe transparencë në të gjitha institucionet e Qytetit për të gjithë shkupjanët.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK