
Shkupjanët pinë ujë të pastër dhe të sigurt 28.1.2022
Banorët e Shkupit pinë ujë të pastër dhe të sigurt, konfirmuan sot nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”. Cilësia e ujit të pijshëm nga sistemi i ujësjellësit në Shkup kontrollohet në Sektorin për kontroll sanitar të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” pjesë përbërëse е të cilit janë laboratorët e akredituar sipas ISO 17025. Nëpërmjet procesit të kontrollit, i cili nënkupton monitorimin e vazhdueshëm dhe respektimin e standardeve të larta, konfirmohet cilësia dhe siguria e ujit të pijshëm, i cili renditet lartë në suaza evropiane.
Sot për vizitë pune në Sektorin për kontroll sanitar ishte edhe drejtori i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, Zlatko Perinski, i cili u njoh me procesin e punës dhe procesin e kontrollit të ujit, i cili kryhet çdo ditë nëpërmjet mostrave nga 50 vende matëse në qytetin e Shkupit.
Përveç njohjes me proceset të cilat kryhen në laboratorin kimik, mikrobiologjik dhe molekular, Perinski u njoh edhe me projektet në vijim. Ai u informua edhe për funksionimin e Sektorit për kontroll sanitar laboratorët e të cilit në bazë të rezultateve të tyre u afrohen laboratorëve me nivel evropian dhe botëror.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK