RRETHRROTULLIM I RI NË VOLLKOVË DHE RINDËRTIMI I RRUGËS DERI NË KUÇKOVË 28.2.2020

Zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Saliu, sot mori pjesë në fillimin e punimeve ndërtimore të rrethrrotullimit në Vollkovë dhe rindërtimin e rrugës nga Vollkova deri në Kuçkovë.

- Në emër të Qytetit të Shkupit, dëshiroj të falënderoj Komunën e Gjorçe Petrovit dhe Agjencinë për mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural, për investimin e përbashkët në rindërtimin e rrugës nga Vollkova deri në Kuçkovë, si dhe për ndërtimin e rrethrrotullimit në Vollkovë. Me ndërtimin e këtij rrethrrotullimi po zgjidhet përfundimisht kaosi i trafikut në Vollkovë, i cili në të ardhmen do ta lehtësojë lëvizjen drejt stacionit të fundit të autobusëve me numër 22, që është një nga rrugët më të përdorura në transportin publik në Shkup - tha Valon Saliu.

Ai shtoi se këtë rrugë  e përdorin çdo ditë rreth 10.000 banorë të komunës së Gjorçe Petrovit që jetojnë dhe punojnë në Vollkovë, Kuçkovë, Nikishtan dhe Orman, por gjithashtu lehtëson hyrjen në autostradën që çon për në Kosovë.

- Mbetemi të përkushtuar së bashku me Komunën Gjorçe Petrov, për zhvillimin dhe përmirësimin e rrjetit sekondar rrugor për të siguruar trafik më të sigurt dhe lëvizshmëri të qëndrueshme urbane, si imperativ për të cilin synojmë si njësi të vetëqeverisjes vendore - tha Salihu në fillimin e punimeve ndërtimore.

Me ndërtimin e rrethrrotullimit në Vollkovë dhe rindërtimi i rrugës deri në Kuçkovë do të rritet edhe siguria e të gjithë pjesëmarrësve që I përdorin këto rrugë.

Në fillimin e punimeve ndërtimore morën pjesë Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Trajan Dimkovski, Drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural Nikolçe Babovski dhe Kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Naumovski.