Arsovska: Për furnizimin më të mirë të banorëve të Cërniçes me ujë po zëvendësohet rrjeti ekzistues prej saloniti 28.3.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, kryetari i komunës Kisela Voda, Orce Gjorgjievski dhe drejtori i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”, Zlatko Perinski, sot morën pjesë në fillimin e aktiviteteve ndërtimore për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në rrugët “Cerska” dhe “Hristo Uzunov” në vendbanimin Cërniçe në komunën Kisela Voda.

- Me realizimin e këtij projekti do të mënjanohet rrjeti ekzistues prej saloniti, ku shfaqen një numër i madh defektesh për shkak të vjetërsisë së tij, ky rrjet është instaluar më shumë se tre dekada më parë dhe ishte i dedikuar për një numër të vogël objektesh, dhe sot nuk plotëson nevojat e gjendjes aktuale. Fatkeqësisht, deri më tani nuk janë ndërmarrë aktivitete për rikonstruksionin dhe zgjerimin e infrastrukturës hidroteknike në përputhje me zhvillimin që e mundëson plani detajues urbanistik në këtë lokalitet, gjë me të cilën NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” mundëson furnizim më të mirë me ujë të banorëve të kësaj pjese të qytetit - tha Arsovska.

Aktivitetet ndërtimore përfshijnë rikonstruksionin e lidhjeve ekzistuese të objekteve që gravitojnë në këtë pjesë të rrugëve “Cerska” dhe “Hristo Uzunov”. Rrjeti i ri i ujësjellësit do të lidhet me rrugën “Vostaniçka”, me të cilën do të sigurohet një unazë qarkulluese që do të mundësojë furnizimin më të mirë me ujë për banorët përgjatë kësaj traseje.