NP HIGJIENA KOMUNALE PO E PASTRON DEPONINË E MADHE ILEGALE NË SHUTO ORIZARE 28.3.2022

Në koordinim me Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Shuto Orizares, ekipet e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale gjatë fundjavës së kaluar kanë filluar aktivitetet për pastrimin e deponisë së madhe ilegale që ndodhet në komunën e Shkupit, Shuto Orizare.

Bëhet fjalë për një deponi të madhe ilegale në afërsi të sallës sportive në komunë, e cila është pastruar disa herë deri më tani, por për shkak të sjelljeve të pandërgjegjshme të banorëve, përsëri rikrijohet. Deponia përbëhet nga mbeturina të përziera, gjegjësisht  mbeturina të rënda, mbeturina komunale dhe ndërtimore.

Ekipet e NP Higjiena komunale do të vazhdojnë pastrimin edhe gjatë kësaj jave dhe presin që deri në fund të aksionit të grumbullojnë rreth 400 metra kub mbeturina të hedhura.

Qyteti i Shkupit dhe NP Higjiena Komunale apelojnë deri te qytetarët që mbeturinat e tyre të mos i hedhin në hapësira publike dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, në të kundërtën qytetarët të cilët me vetëdije e ndotin mjedisin jetësor do të sanksionohen rigorozisht.