PER HERE TE PARE SEANCE E KESHILLIT TE QYTETIT TE SHKUPIT PERMES INTERNET LIDHJES KONFERENCIALE 28.4.2020

Sot Këshilli i Qytetit të Shkupit do të mbajë seancën e shtatë të jashtëzakonshme, e cila për shkak të situatës me virusin korona do të mbahet përmes lidhjes konferenciale.

Kjo seancë është e organizuar në përputhje me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë se Veriut e cila miratoi Dekret për plotesimin e Dekretit me forcë ligjore për zbatimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, sipas të cilit Kryetari i Këshillit te Komunes mund të thërrasë dhe kryesojë seancë të Këshillit, edhe me përdorimin e mjeteve të komunikimit (telefon ose lidhje konfereniale duke përdorur Internet komunikimin dhe vegla softuerë)

Në seancen e sotme te jashtezakonshme Keshilli i Qytetit te Shkupit do te diskuton sipas rendit te dites me 4 pika, edhe ate:

1. Propozim – Program për ndryshim dhe plotësim të Programit për rregullim të tokës ndërtimore në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2020;

2. Propozim – Program për ndryshim dhe plotësim të Programit për financim të institucioneve publike dhe të aktiviteteve nga fusha e kulturës me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2020;

3. Propozim – Vendim për miratim të Planit rregullues  të Planit të përgjithshëm urbanistik të Qytetit të Shkupit 2012 – 2022 për kuartin SSZ 01 dhe

4. Propozim – Vendim për miratim të Planit rregullues  të Planit të përgjithshëm urbanistik të Qytetit të Shkupit 2012 – 2022 për kuartin Z 01.