U mënjanuan rreth 68 metra kub mbetje të deponuara në mënyrë të parregullt nga dy deponi të paligjshme në komunën e Butelit 28.4.2022

Aksioni i madh pranveror i Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjeve publike të qytetit po realizohet me sukses në territorin e komunës së Butelit.

Në kuadër të aksionit për pastrimin e përgjithshëm pranveror të komunës së Butelit, ekipet e NP “Higjiena Komunale” mënjanuan rreth 68 metra kub mbetje të deponuara në mënyrë të parregullt nga dy deponi të paligjshme që ndodhen në afërsi të Varrezave të qytetit dhe bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh”.

Në kontejnerët e posaçëm, të cilët janë vendosur në katër lokacione të kësaj komune, deri më tani janë hedhur gjithsej 50 metër kub mbetje të vëllimshme.

NP “Higjiena Komunale” çdo ditë realizon aktivitete për larjen dhe dezinfektimin e kontejnerëve dhe mikrolokacioneve të tyre, si dhe fshirjen dhe larjen manuale dhe me makineri të bulevardeve dhe rrugëve në komunën e Butelit.

Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” në rrugën “Aleksandar Urdarevski” riparuan dëmtimin e asfaltit me sipërfaqe të përgjithshme prej 15 metrash katrorë, si dhe pllakat e dëmtuara të bekatonit në trotuare me sipërfaqe prej 10 metrash katrorë.

Realizuan kontrollin e sinjalistikës vertikale dhe zëvendësuan shenjat e komunikacionit të dëmtuara me të reja në bulevardin “Sllovenia” dhe në rrugën “Aleksandar Urdarevski”.

Gjatë kontrollit të sinjalizimit ndriçues në kryqëzimet me semaforë në komunën e Butelit u riparuan dëmtimet e lanternëve të automjeteve dhe këmbësorëve në semaforët në kryqëzimin e bulevardit “Sllovenia” me bulevardin “Bosnja dhe Hercegovina”, përkatësisht u zëvendësuan me të reja.

Ekipet e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” gjatë aktiviteteve të punës për realizimin e aksionit pranveror në komunën e Butelit kanë punuar në rrugën “Butelska” ku u kontrolluan 18 puseta, nga të cilat u pastruan në mënyrë manuale 3 puseta dhe 49 ulluqe, si dhe kryen larjen linjës së kanalizimit me gjatësi 250 metra me cisternë me vakum dhe pastrimin e 540 metrave me cisternë nën presion.

NP “Parqe dhe Gjelbërim” në kuadër të aksionit për rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra publike në komunën e Butelit, realizuan kositjen e sipërfaqes me bar përgjatë gjelbërimit anësor dhe zhardinierës së mesme në bulevardin “Bosnja dhe Hercegovina”, si dhe krasitjen e shkurreve, grumbullimin e mbeturinave të letrave dhe mbetjeve nga lulishtet. Ekipet e ndërmarrjes publike vepruan sipas katër vendimeve për krasitjen e pemëve, përkatësisht krasitën 23 pemë në rrugët “Ho Shi Min”, “Goce Stojçevski”, “Gjore Gjorevski” dhe “Gruica Vojvoda”.

Ekipet për kapjen e qenve të NP “Lajka” gjatë ditëve të fundit kanë kapur 9 qen në shtatë lokacione në komunën e Butelit.

Aksioni pranveror në komunën e Butelit filloi më 26 prill dhe do të zgjasë deri më 1 maj, ndërsa më pas ekipet e ndërmarrjeve publike do të vazhdojnë punën në komunën e ardhshme të Shkupit të parashikuar me planin për aksionin pranveror.