RAPORT PËR REALIZIMIN E BUXHETIT TË QYTETIT TË SHKUPIT PËR KUARTALIN E PARË TË VITIT 2020 PARA KËSHILLIT TË QYTETIT TË SHKUPIT 28.5.2020

Në seancën e sotme, Këshilli i Qytetit të Shkupit do të diskutojë për Raportin për realizimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2020, për periudhën nga 01.01.2020 deri në 31.03.2020.

Në realizimin e të ardhurave nga Buxheti i Qytetit të Shkupit në kuartalin e parë të vitit 2020, si pasojë e situatës së re me koronavirusin, kemi hyrje më të ulët të mjeteve financiare krahasuar me vitet e kaluara.

Në kuartalin e parë të vitit 2020, të ardhurat totale dhe të ardhurat tjera janë realizuar në shumën prej një miliardë denarë, që paraqet realizim prej 13% krahasuar me të planifikuarën për tërë vitin 2020. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, të ardhurat në kuartalin e parë të vitit 2020 janë ulur prej 11.8%.

Të ardhurat e realizuara në buxhetin e Qytetit të Shkupit për këtë periudhë, të ndara në fusha janë: transferimet dhe dhurimet (46.9%), të ardhurat tatimore (44%), të hyrat jo-tatimore (6.3%) dhe të ardhurat kapitale (2.7%).

Shpenzimet totale dhe daljet e tjera në buxhetin e Qytetit të Shkupit për kuartalin e parë të vitit 2020, janë realizuar në vlerë prej 1.2 miliardë denarë, që është realizim  prej 16% në krahasim me shpenzimet e planifikuara dhe të dalat për vitin 2020.

Buxheti bazë në kuartalin e parë të vitit 2020 ka realizuar të ardhura në vlerë 543 milion denarë, që është 11% krahasuar me atë të planifikuar për tërë vitin 2020, dhe e njëjta ka ulje prej 10 nga 15 pikë përqindje krahasuar me 5 vitet e kaluara. Për të shlyer shpenzimet e realizuara në këtë periudhë, Qyteti i Shkupit ka përdorur një pjesë të të ardhurave të tepërta nga viti i kaluar në shumën 321,769,620 denarë.

Shpenzimet në buxhetin bazë për periudhën e përmendur janë realizuar në vlerë prej 864 milion denarë, me realizim në përqindje prej 17% të mjeteve  të planifikuara për vitin 2020.

Të ardhurat në buxhet të dotacioneve për periudhën e përmendur nga viti 2020 realizohen në përputhje me dinamikën e transferimit të mjeteve të aprovuara, të përcaktuara nga ministritë resorë dhe të njëjtat janë realizuar në shumë totale prej 454 milion denarë, me përqindje prej 24% të mjeteve të planifikuara për 2020. Shpenzimet në buxhet të dotacioneve janë realizuar në vlerë 346 milion denarë, gjegjësisht realizimi në përqindje është 18% e mjeteve të planifikuara për vitin 2020.

Në buxhetin e aktiviteteve vetëfinancuese, i cili, në të vërtetë, është buxheti i 23 (njëzet e tre) shkollave të mesme dhe 8 (tetë) institucioneve kulturore nën kompetencë të Qytetit të Shkupit, janë realizuar të ardhura në vlerë prej 30 milion denarë, dhe shpenzime në shumë prej 34 milion denarë.