KF VARDAR ME UDHHEQËSI TË RE NË SEZONIN E RI TË FUTBOLLIT 28.7.2021

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, pronari i investimeve në Blu Skaj, Sllobodan Krstevski dhe Samoil Simev, ish -drejtori i KF Vardar, sot mbajtën  konferencë për media për marrjen e klubit të futbollit Vardar nga kompania Blu Skaj.

 - Për kënaqësinë time të madhe, mund të njoftoj edhe zyrtarisht se ka përfunduar me sukses ndërmjetësimi i Qytetit të Shkupit me investitorin dhe pronarin e vjetër dhe të ri të KF Vardar, me çka në fakt arritëm të sigurojmë  të ardhme të sigurtë për KF Vardar, si një nga institucionet më të mëdha sportive në vendin tonë. Bëhet fjalë për kompaninë Blu Skaj Investment e cila pajtohet që të marrë plotësisht kontratën ekzistuese me të gjitha kushtet që Qyteti i Shkupit ka lidhur me ish pronarin - tha kryetari Shilegov.

Investitori i ri merr përsipër detyrimin për të rehabilituar plotësisht ekipin dhe për ta kthyer ekipin në ligën e parë të futbollit sa më shpejt të jetë e mundur.

- Të gjitha borxhet që janë krijuar ndërkohë, ndaj të gjithë klientëve dhe lojtarëve, në periudhën e ardhshme do të shlyhen plotësisht nga investitori i ri, që është pjesë e kontratës së re. Në periudhën e ardhshme do të mundem që t'i kërkoj me krenari Këshillit të Qytetit të Shkupit, në seancën e ardhshme, të cilën planifikojmë ta mbajmë në gjysmën e dytë të gushtit, që kjo marrëveshje të miratohet, si nga një organ kompetent që ka marrë edhe vendimin e mëparshëm për shitjen e aksioneve të KF Vardar - shtoi Shilegovi.