QYTETI I SHKUPIT DO TË SPËRKAS KUNDËR LARVAVE TË MUSHKONJAVE 28.7.2021

Qyteti i Shkupit njofton se me datë 30.07.2021 do të spërkas kundër larvave të mushkonjave sipas planit si në vijim:

 

1.Dezinsektimi me aeroplan në territorin e qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të kryhet më 30.07.2021 (e premte) në orët e hershme të mëngjesit.

2.Dezinsektim terestik në territorin e qytetit të Shkupit, kundër larvave mushkonjave do të kryhet  nga data 30.07.2021 (e premte) gjatë ditës.

 

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë realizimin e dezinsektimit, e njëjta do të kryhet në të njëjtin termin ditën tjetër, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme.

Lajmërohen bletarët në kohë t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.