PRANIM I DONACIONEVE DHE RAPORTE PËR PUNËN E NDËRMARRJEVE PUBLIKE PËR 9 MUAJT E VITIT 2019 28.10.2019

Raportet për punën e ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit për 9 muajt e parë të vitit 2019 janë një nga pikat kryesore që do të diskutohen në seancën e 42-të të sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Në seancën e sotme do të diskutohen më shumë pika për pranimin, si dhe bartjen e donacioneve dhe të drejtën e shfrytëzimit të përhershëm të mjeteve të Qytetit të Shkupit ndaj ndërmarrjeve publike.  Këtu hyjnë vendimi për pranimin e donacioneve të dy velo - parkingjeve nga Birëria – Shkup SH.A. -Shkup; Vendimi për pranimin e donacionit nga SHPK Pakomak - Shkup dhe për bartjen e të drejtës për shfrytëzimin e përhershëm të enëve për mbeturina të NP “Higjiena komunale” - Shkup; Vendimi për pranimin e donacionit nga NP “Parkingu i qytetit” – Shkup dhe për bartjen e të drejtës për shfrytëzimin e përhershëm e 6 (gjashtë) elektromobilave të NP “Parqe dhe gjelbërime” - Shkup; Vendimi për dhënie shfrytëzim të përhershëm të automjeteve për udhëtim Ndërmarrjes së qarkullimit publik “SHKUP”- Shkup;; Vendim për bartjen e së drejtës për shfrytëzim afatgjatë të automjeteve të specializuara komunale për mbledhje anësore dhe transportimin e mbeturinave komunale;

Nga fusha e arsimit, Këshilli i Qytetit të Shkupit do të diskutojë për Strategjinë për integrimin mes etnik në sistemin arsimorë dhe përfshirja civile e Qytetit të Shkupit, për periudhën 2019-2024, si dhe për Informacionin rreth regjistrimit dhe pranimit të nxënësve në vitin e parë për vitin shkollorë 2019-2020, në shkollat e mesme dhe në konviktet e nxënësve të Qytetit të Shkupit.

Në seancën e sotme do të diskutohet edhe për miratimin e shumë programeve për punë, për punësime dhe çmimoret për disa ndërmarrje publike dhe institucione kulturore publike, si dhe për disa plane rregullatorë të Planit të përgjithshëm urbanistik të Qytetit të Shkupit 2012-2022.