U shpallën sportistet, sportistët dhe trajneri më i mirë i Qytetit të Shkupit për vitin 2021 28.12.2021

Taekondisti dhe olimpisti maqedonas më i suksesshëm në Lojërat e fundit Olimpike, ku fitoi medaljen e argjendtë, Dejan Georgievski, u zgjodh sportisti më i mirë i Qytetit të Shkupit, ndërsa çmimin e mori nga kryetarja Danela Arsovska. Në sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit u shpallën edhe sportistet, sportistët dhe trajneri më i mirë i Qytetit të Shkupit, për vitin 2021. 

Tradicionalisht edhe këtë vit Qyteti i Shkupit dhe “Lidhja e Federatave Sportive të Maqedonisë” shpërblejnë sportistët më të mirë të Shkupit për vitin 2021, përkatësisht zgjidhen 10 sportistët më të suksesshëm në kategorinë senior (meshkuj dhe femra), 10 sportistët më të suksesshëm në kategorinë të rinj (meshkuj dhe femra), trajneri më i suksesshëm, sportisti/ja më e suksesshme – e huaj që luan për një ekip nga Shkupi, sportisti /ja më e suksesshme në kategorinë persona me aftësi të kufizuara dhe kategoria sportist i ri me perspektivë – kadet.  

Në solemnitetin e rastit foli kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska e cila ndau një pjesë të çmimeve për sportistët më të mirë për vitin 2021. Ajo porositi se sportistët e Shkupit do të kenë mbështetje të madhe në të ardhmen nga Qyteti.

 

- Në këtë vit të vështirë për të gjithë ne patëm rastin t'u gëzohemi sukseseve sportive. Sporti promovon më së miri Qytetin e Shkupit dhe Republikën e Maqedonisë dhe prandaj duhet të përkrahet në vazhdimësi. Këtë Qyteti e ka bërë edhe deri më tani dhe do ta bëjë në mënyrë më intensive edhe në të ardhmen. Në emër të Qytetit të Shkupit, në emër të këshilltarëve dhe në emrin tim personal, dua t'ju përgëzoj për suksesin tuaj. Shpresoj se do të na bëni të lumtur edhe për shumë vite - tha Arsovska

Përveç kryetares Arsovska, një pjesë të çmimeve ndanë edhe anëtarët e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Stefan Andonovski, Petar Miletiq, Vasilka Kitanoviq dhe Munira Kuç. 

 

   10 sportistët më të suksesshëm në kategorinë senior (meshkuj dhe femra) 

 

  1. Dejan Georgievski – Klubi i taekuondosë “Butel”
  2. Mogamedgaxhin Nurov -  Klubi i mundjes “Vardar”
  3. Viktorija Varadinova – Klubi i kik boksit “Shampion”
  4. Boban Ilioski – Klubi i kik boksit “Shampion”
  5. Petar Zaborski – Klubi i karatesë “Makpetrol”
  6. Simona Zaborska - Klubi i karatesë “Makpetrol”
  7. Dario Ivanovski – Klubi i maratonës “Delta”
  8. Drita Islami – Klubi i atletikës ”Rabotniçki”
  9. Filip Derkovski – Klubi i notit vaterpolit “Orion”
  10. Adrijana Pop Arsova - Klubi i maratonës “Delta”

 

10 sportistët më të suksesshëm në kategorinë të rinj (meshkuj dhe femra)

 

  1. Stefan Stojanoviq – Klubi i karatesë “Makpetrol”
  2. Stole Smilkovski – Klubi i karatesë “Olimpik 2007”
  3. Marija Spirovska – Klubi i mundjes “Vardar”
  4. Meri Akievska – Klubi i fituesit dhe aerobikut “Magnus”
  5. Mia Todorovska – Klubi i kik boksit “Shampion.
  6. Kalin Ivanovski – Klubi i tenisit “Jug”
  7. Mia Blazhevska Eminova – Klubi i notit vaterpolit “Orion”
  8. Antonija Belazelkoska – Klubi i karatesë “Rabotniçki”
  9. Mila Mladenovska – Klubi i karatesë “Rabotniçki”
  10. Aleksandra Simeva – Klunbi i tenisit “Pointer Dooel”

 

Trajneri më i suksesshëm

Dr. Borçe Kostovski - Klubi i taekuondosë “Butel”

 

Sportisti më i suksesshëm – i huaj që luan për një ekip nga Shkupi

Ante Gaxha – SH.A. Klubi i hendbollit “Vardar”

 

Sportisti më i suksesshëm në kategorinë persona me aftësi të kufizuara

  1. Andrej Stojanovski – “Lidhja për Sport dhe Rekreacioni të Personave me Invaliditet Kisela Voda“.
  2. Stoilko Stoiçev – Klubi i alpinizmit “Makedon”

 

Kategoria sportist i ri me perspektivë - kadet

        Amar Huseinoviq – Klubi i tenisit “MTP Shkup”.