
Qyteti i Shkupit për vitin e ardhshëm ndan një shumë rekord mjetesh buxhetore për subvencione për kondicionerë inverter 28.12.2021
24 milionë denarë rekord mjete të veta Qyteti i Shkupit ndan për vitin 2022 për subvencione për blerjen e kondicionerëve inverter. Kjo është shuma më e madhe e mjeteve që janë ndarë në vitet e kaluara.
Qyteti i Shkupit nga mjetet e veta buxhetore këtë vit ndan 24 milionë denarë rekord për subvencione për blerjen e kondicionerëve inverter, për ndryshim nga dy vitet e mëparshme, kur në buxhetin për këtë masë nuk kishte fare mjete të Qytetit të Shkupit, gjegjësisht paratë për subvencione u siguruan nga Qeveria.
Nga buxheti i vet Qyteti i Shkupit për herë të fundit për këtë pikë ka ndarë mjete financiare në vitin 2019 kur u dhanë 20 milionë denarë.
Shuma e ndarë në vitin 2018 ishte akoma më e vogël, përkatësisht 10 milionë denarë.
Në katër vite të udhëheqjes së Qytetit të Shkupit nga ish-kryetari Petre Shilegov për subvencione për kondicionerë inverter nga paratë e Qytetit janë ndarë gjithsej 30 milionë denarë, ndërsa tani vetëm për vitin 2022 janë parashikuar 24 milionë denarë.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK