
Që sot vendosen linjat e natës të NTP-së në Shkup 28.12.2021
Nga dita e sotme u vendosën në funksion linjat e natës së “Ndërmarrjes së Transportit Publik” Shkup me 9 linja autobusi: 2, 5, 7, 22, 24, 41, 50, 57, dhe 65V. Vendosja e linjave të natës është fillimi i ndryshimeve për një transport publik më të mirë që është pjesë e programit të menaxhmentit të NTP-së dhe Qytetit të Shkupit. Në këtë mënyrë për shkupjanët sigurohet transport publik edhe gjatë orëve të natës, gjë e cila ishte ndërprerë si opsion nga qeverisja vendore e mëparshme e Qytetit para dy vitesh.
Linjat e autobusit 2, 22, 24, 41, 57 dhe 65V do të qarkullojnë çdo ditë, ndërsa të tjerat do të jenë në funksion ditët e fundjavës, ose në mënyrë të kombinuar, si dhe gjatë festave. Të gjitha hollësitë në lidhje orarin dhe itinerarin e linjave të natës janë në dispozicion në ueb-faqen e NTP-Shkup (http://jsp.com.mk/vest.aspx?vest=2300).
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK