NJOFTIM PUBLIK 29.1.2024

I japim fund pandëshkueshmërisë, i japim fund ekocidit të kryer nga individë në kurrizin e shëndetit të shumicës, me qëllim për të fituar ndanjë denar më shumë duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Maqedonisë dhe duke shkatërruar mjedisin jetësor.

Dua të informoj mbarë opinionin maqedonas se po i japim fund edhe një deponie ilegale në territorin e Qytetit të Shkupit, deponi që me dekada helmon qytetarët e Shkupit.


Deponia ndodhet në lagjen Vizbegë, ndërsa inspektorët tanë konstatuan në vend kamionë dhe makineri të rënda duke hedhur mbetje toksike dhe mbetje ndërtimore, gjë pas së cilës është thërritur policia për të reaguar.


Ajo që është lejuar prej vitesh dhe ka kaluar pa u pandëshkuar sot po sanksionohet, pronarët do të përgjigjen penalisht me pronën dhe lirinë e tyre.

Në fund po u drejtohem të gjithë atyre, të cilët me këtë lloj ekocidi dëmtojnë shëndetin e qytetarëve, përfundoi koha juaj, përfundoi koha e mosndëshkimit, të gjithë do të mbajnë përgjegjësi.