DO TË RIKONSTRUKTOHEN HYRJET DHE RRUGËT QASËSE NË ISHP SPITALI I PËRGJITHSHËM I QYTETIT "8 SHTATORI 29.4.2021

Vendimi për dhënien e donacionit ISHP- Spitali i përgjithshëm i Qytetit "8 Shtatori" – Shkup, është një nga pikat kryesore që do të diskutohet në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit. Me këtë vendim është propozuar që Qyteti i Shkupit të japë donacion i cili konsiston në rikonstruksionin e rrugëve qasëse dhe hyrëse për në qendrën urgjente të spitalit, në një sipërfaqe prej 2,400 m2, dhe vlera e donacionit është 2,356,100 denarë pa TVSH.

Ky vendim është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse me të përmirësohet qasja për në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori", i cili që nga fillimi i pandemisë ka funksionuar si kovid qendër. Rikujtojmë, se vitin e kaluar, Qyteti i Shkupit kreu një sërë rikonstruksionesh dhe ndërtime në Qendrën Klinike - Nënë Tereza, respektivisht ndërtoi një hyrje të veçantë për automjetet e Ndihmës së shpejtë, ndërtoi një hyrje të re në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, zgjeroi hyrjet në Klinikën për Stomatologji, dhe hyrjen në rrugën “Belgradska” mbi Qendrën Klinike, si dhe u riparuan dy parkingjet ekzistuese në klinikat për kirurgji dhe gjinekologji dhe obstetrikë. Për më tepër, po vijon rindërtimi i një pjese të Rrugës “Zagrebska”, me çka do të përmirësohet qasja për në Institutin për Sëmundjet e Mushkërive - Spitali i Fëmijëve Kozle, ku funksionon një nga kovid qendrat në Shkup, për të cilat Qyteti i Shkupit ka ndarë 10 milion denarë.

Në seancën e sotme, Këshilli i Qytetit të Shkupit do të vendosë edhe për disa vendime për bashkëpunim ndërkomunal. Vendimi i parë parashikon vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal midis Qytetit të Shkupit, Komunës së Karposhit dhe Komunës së Çairit për përgatitjen e dokumentacionit projektues për rrugën "C1". Ky vendim parashikon përgatitjen e dokumentacionit projektues për rrugën e re, me të cilën parashikohet  vazhdimi i bul. "Xhon Kenedi" në pjesën nga rr. "Brigada Maqedonase-Kosovare" deri te në bul. "Nikolla Karev". Me këtë vendim, Qyteti i Shkupit do të marrë pjesë në realizimin e bashkëpunimit ndërkomunal me mjete financiare në vlerë prej 2.000.000 denarë pa TVSH.

Me Vendimin e dytë parashikohet krijimi i bashkëpunimit ndërkomunal midis Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Gjorçe Petrovit për ndriçimin e disa rrugëve në territorin e Komunës Gjorçe Petrov. Me këtë vendim parashikohet pjesëmarrje financiare e Qytetit të Shkupit në realizimin e projektit për ndriçimin e rrugëve "Mali Shar" dhe "Lepenec", për çka Qyteti i Shkupit do të ndajë mjete në vlerë prej 894,000 denarë pa TVSH.

Në seancën e sotme, Këshilli i Qytetit të Shkupit do të diskutojë edhe për raportet për punën e Institucioneve publike të Qytetit të Shkupit për vitin 2020, Raportin për punën e NP "Rrugë dhe rrugica" për vitin 2020, si dhe si raportet për punën e disa ndërmarrjeve publike për tremujorin e parë të vitit 2021.