TË MËRKURËN FILLON FAZA E KATËRT E SPËRKATJES KUNDËR MUSHKONJAVE 29.7.2019

 

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se dezinsektimi terestik dhe me aeroplan (faza e katërt) në territorin e Qytetit të Shkupit kundër mushkonjave do të fillon më datë 31.07.2019, e mërkurë (me aeroplan) dhe me datë 04.08.2019, e diele (terestike).

Respektivisht, dezinsektimi me aeroplan në territorin e Qytetit të Shkupit kundër mushkonjave do të realizohet më 31.07.2019 (e mërkurë) në orët e hershme të mëngjesit.

Dezinsektimi terestik do të fillon më datë 04.08.2019 (e dielë) dhe do të përfundojë më së voni deri më 07.08.2019 (e mërkurë) në periudhën prej në ora 23 deri më 04, ditën e ardhshme.

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë realizimin e dezinsektimit, e njëjta do të kryhet në të njëjtin termin ditën tjetër, kur kushtet e motit do të jenë të përshtatshme.

Lajmërohen bletarët në kohë t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.