QYTETI I SHKUPIT PUBLIKOI ANKETËN PËR PROPOZIME PËR EMRA TË RINJ TË TOPONIMEVE 29.7.2019

 

Qyteti i Shkupit sot publikon anketën për mbledhjen e propozimeve për emrat të rinj të toponimeve (rrugë, bulevarde, ura, sheshe, parqe dhe objekte të tjera infrastrukturore).

Për këtë qëllim u publikua pyetësori online (https://skopjelab.typeform.com/to/tyGGmL),

nëpërmjet të cilit qytetarëve u mundësohet të dërgojnë propozimet e tyre për toponime përmes internetit, duke iu përgjigjur disa pyetjeve që nuk marrin më shumë se 5 minuta kohë. Pyetësori do të jetë i hapur deri më datë 18.08.2019. 

Qytetarët që nuk përdorin internet propozimet e tyre me arsyetim të shkurtër mund t'i dërgojnë me postë në adresën e mëposhtme: Qyteti i Shkupit, Këshilli i Qytetit të Shkupit, bulevardi Ilinden, nr. 82, me së voni deri më 18.08.2019.

Sipas Ligjit për përcaktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera  infrastrukturore, emrat e toponimeve të qytetit "mund të përcaktohen sipas karakteristikave gjeografike, etnografike, historike dhe të tjera, emër i personit të shquar në fushën e historisë, shkencës dhe kulturës, emra të tjerë të përshtatshëm, si dhe emër për ngjarje dhe data të rëndësishme, në bazë të listës së emrave".

Emrat e propozuar nga qytetarët do të shqyrtohen nga Komisioni për emërtimin e rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore të Këshillit të Qytetit të Shkupit, i cili ka për detyrë të përpilojë listën e emrave në përputhje me dispozitat e këtij Ligji dhe të njëjtën ta dorëzojë në formë të propozimit në Këshillin e Qytetit të Shkupit, i cili e vërteton këtë listë pasi të ketë marrë paraprakisht mendim nga komunat dhe pëlqimin e Qeverisë.

Qytetarët do të kenë mundësinë të propozojnë vetëm emrat e toponimeve, por jo edhe lokacionet që do të emërohen me këto emra. Komisioni për emërtimin e rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore i Këshillit të Qytetit të Shkupit do t'i shqyrtojë propozimet e qytetarëve, por nuk është i obliguar të përfshijë të gjitha propozimet në listën që do t'i propozohet Këshillit.

Në nenin 6 nga i njëjti Ligj qëndron se nuk mund të përcaktohet emri i rrugës, sheshit, urës dhe objektit tjetër infrastrukturor që cenon imazhin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, prek ndjenjat kombëtare të qytetarëve të RMV dhe qytetarëve të vendeve të tjera, si dhe mund të rrënohen marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, zakonet dhe morali publik. Në një vendbanim, dy ose më shumë rrugë nuk mund të kenë të njëjtin emër. Emri i toponimit nuk mund të ketë më shumë se katër fjalë.

Gjatë përpilimit të kësaj liste, Komisioni do të kujdeset për përfaqësimin e emrave të propozuar që shënojnë ngjarje dhe persona të rëndësishëm për historinë, kulturën dhe shkencën e qytetarëve që u përkasin komuniteteve që nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.