QYTETI I SHKUPIT E SHPALLI VITIN 20120 VITI I SLLAVKO JANEVSKIT, EDHE KËSHILLTARËT E VMRO DPMNE-SË VOTUAN "PËR" 29.1.2020

Kryetari Petre Shilegov, në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit propozoi që viti 2020 të shpallet si viti i Sllavko Janevskit, për nder të 100 vjetorit nga lindja e tij. 32 këshilltarë votuan “Për” dhe edhe këshilltarët e VMRO-DPMNE votuan “Për”.

Qyteti i Shkupit kujdeset dhe I çmon vlerat tona të vërteta, dhe këtë do ta dëshmon edhe përmes shumë aktiviteteve të planifikuara që do të organizohen gjatë gjithë vitit 2020 për nder të këtij krijuesi tonë, respektivisht romancier, poet i shquar, eseist, skenarist filmik dhe piktor.

Duke u nisur nga krijimtaria dhe fuqia letrare e veprës së Janevskit, për nder të tij Qyteti planifikon të emërojë një rrugë, dhe një prej kloneve bibliotekare të Bibliotekës së qytetit; ekspozitë për jetën dhe veprën e Sllavko Janevskit në Muzeun e Qytetit të Shkupit; shpallje të konkursit për artistët që do të krijojnë për nder të tij; mbështetje për ribotimin e veprave të tij, përpunimin e muraleve në një nga muret e Shkupit, si dhe shumë aktivitete të tjera.

Sllavko Janevski, është një nga themeluesit e letërsisë bashkëkohore maqedonase pas Luftës së dytë botërore, shkroi romanin e parë maqedonas Fshati prapa shtatë frashërtve, ndërsa me Dy Mari dhe me veprat e tij të shumta, e vendosi qytetin e tij te lindjes, Shkupin e tij dhe Shkupin tone në hartën e letërsisë botërore.