SOT NË MESDITE NDËRPRITEN MASAT E JASHTËZAKONSHME PËR NDOTJEN 29.1.2020

Pas marrjes së informacionit nga MMJPH, Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se sot nga ora 12 ndërpriten masat e jashtëzakonshme si: transporti publik falas dhe parkimi i shtrenjtuar, si dhe rekomandimet për zvogëlimin e ndotjes së ajrit të cilat u sollën më 27 janar 2020. Në stacionet matëse në kryeqytet përqendrimet e grimcave PM10 në ajër janë nën pragun e definuar të alarmit prej 175 μg / m3 dhe përkatësisht me këtë episodi me ndotje të rritur gjatë dy ditëve rresht është ndërprere.

Këto masa dhe rekomandime për uljen e ndotjes së ajrit do të ndërmerren përsëri nëse përsëritet episodi i ndotjes së ajrit, dhe qytetarët do të informohen në kohë.