REAGIM NDAJ KONFERENCËS PËR MEDIA TË VMRO-DPMNE-SË 29.3.2021

Qyteti i Shkupit reagon ndaj konferencës për media të Irena Popovës, anëtare e Këshillit të Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, në lidhje me procedurat për ndryshimin e emrave të rrugëve në Shkup.

E gjithë procedura që është kryer në periudhën e kaluar është plotësisht transparente dhe janë respektuar të gjitha procedurat ligjore për realizimin e saj. Qyteti i Shkupit zhvilloi anketë on-line në verën e vitit 2019 në të cilin qytetarët dhanë propozimet e tyre për emrat e rrugëve të qytetit, kurse lista u plotësua edhe me iniciativa të tjera të dorëzuara në mënyrë zyrtare.

Lista përfshin emra të heronjve kombëtarë dhe bartësve të tjerë të dekoratave të rëndësishme shtetërore, personave të njohur dhe ngjarjeve historike botërore, emrat e kryetarëve të komunave të Shkupit, rektorë të Universitetit të Shkupit, akademikë, burrështetas, biznesmenë, shkencëtarë, sportistë, artistë dhe të tjerë.

Nisur nga kjo, i mohojmë pretendimet se një numër i madh emrash janë hequr nga lista, siç janë Justiniani i Parë Hristo Tatarçev, Vasil Çakallarov, Pavel Shatev dhe të tjerë. Këto emra rrugësh do të vazhdojnë të ekzistojnë, ku disa prej tyre do të kenë lokacione më adekuate, ndërsa disa nga rrugët nuk do ta ndryshojnë emrin e rrugës kryesore, por do të kenë emra të rinj shtesë për krahët rrugor të të njëjtës si në rastin e rrugës Hristo Tatarçev.