Në vijim janë aktivitete intensive në suazat e aksionit pranveror të Qytetit të Shkupit në komunën e Karposhit 29.3.2022

Qyteti i Shkupit së bashku me ndërmarrjet publike të Qytetit dhe në koordinim me Komunën e Karposhit në terren po realizojnë një aksion të madh pranveror në territorin e Komunës së Karposhit. Ekipet e koordinuara deri në fund të kësaj jave kryejnë aktivitete për fshirjen dhe larjen manuale dhe me makineri të bulevardeve dhe rrugëve, dezinfektimin e kontejnerëve, grumbullimin e mbetjeve të vëllimshme, riparimin e dëmtimeve të rrugëve, rinovimin dhe vendosjen e sinjalistikës rrugore, mbjelljen e fidanëve të rinj dhe rregullimin e gjelbërimit, riparimin e defekteve dhe problemeve të raportuara nga qytetarët, kapjen e qenve endacakë dhe mundësinë e strehimit pas trajtimit human të tyre, pastrimin e plotë të kanalizimeve atmosferike dhe ujërave të zeza, si dhe pastrimin e ulluqeve të shiut në bulevardet dhe rrugët e qytetit.

Në aksionin e madh pranveror të punës në Karposh, në terren po punojnë të koordinuar ekipet e ndërmarrjeve publike të qytetit: “Parqe dhe Gjelbërim”, “Higjiena Komunale”, “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, “Rrugë dhe Rrugica”, “Lajka” dhe “Drisla”. 

Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” sot riparuan gropat dhe dëmtimet e mëdha në urën “Kombet e Bashkuara”, ndërsa në bulevardin “Metropolit Teodosij Gologanov” shënoi sinjalizimin horizontal, ku janë shënuar katër stacione autobusi. Ekipet sot kryen kontrollin dhe rinovimin e sinjalistikës vertikale në bulevardet “Metropolit Teodosij Gologanov” dhe “8 Shtatori”, ndërsa në bulevardet “Partizanski Odredi” dhe “Ilinden” u riparuan semaforët e dëmtuar.

Ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim” sot në suazat e aksionit pranveror punuan në dhe rregullimin e hapësirave të gjelbra publike në territorin e komunës së Karposhit. Në bulevardin “Ilinden” dhe në rrugën “Nikola Parapunov” u krye pastrimi i terrenit, grumbullimi i mbetjeve, kositja e barit dhe grumbullimi i gjetheve, si dhe krasitja e shkurreve. Krahas këtyre aktiviteteve, një pjesë e ekipeve në lokacionet e mësipërme krasitën 20 pemë dhe prenë 5 pemë.

Ekipet e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” punojnë në rrugët “Moskovska”, “Franklin Ruzvelt” dhe “Kozle”, si dhe në bulevardet “8 Shtatori” dhe “Partizanski Odredi”. Në terren po kryhet pastrimi sipërfaqësor dhe manual i ulluqeve, pastrim manual i pusetave (ujërave të zeza dhe atmosferike) dhe larja me cisternë vakumi dhe cisternë nën presion e ulluqeve dhe pusetave fekale dhe atmosferike.

Në suazat e këtij aksioni të madh, JP “Higjiena Komunale” vendosi kontejnerë të posaçëm për mbetjet e vëllimshme në disa lokacione, ku qytetarët mund t'i lënë ato, dhe më pas do të merren dhe transportohen falas në një vend të përshtatshëm nga kjo ndërmarrje publike.

 

Vendet ku deri të dielën mund të lihen mbetjet e vëllimshme janë si vijon:

 

  1. Taftalixhe 2, në rrugën “Zhenevska” (stacioni i fundit i autobusit 24);
  2.  Kozle, te restoranti “Makedonska Kuqa” ;
  3.  Nerezi i Poshtëm, në rrugën “Vanço Micov; 
  4.  Vlae 2, prapa Porta Vlae, te kontejnerët e NPHK, në afërsi të stacionit të autobusit.

 

Aksioni pranveror në komunën e Karposhit filloi sot më 28 mars dhe do të zgjasë deri më 1 prill dhe më pas ekipet në terren të ndërmarrjeve publike do të vazhdojnë punë në komunën e radhës që është planifikuar, ku do të punojnë në lokacione të përcaktuara saktë sipas shembullit të komunës Kisela Voda dhe komunës Karposh.