
Janë zgjidhur 1500 kërkesa të qytetarëve nëpërmjet adresës 24@skopje.gov.mk 29.3.2022
Në adresën elektronike për komunikimin me qytetarët 24@skopje.gov.mk deri më tani kanë arritur 1.755 kërkesa, nga të cilat janë zgjidhur 1550. Shumica e qytetarëve në këtë e-mail kanë pasur pyetje lidhur me taksat mbi pronën, kanë raportuar probleme që kanë të bëjnë me sigurinë në komunikacion, përkatësisht kërkesa për vendosjen barrierave që do t'i detyrojnë drejtuesit e automjeteve të ulin shpejtësinë. Një pjesë e kërkesave të qytetarëve kanë të bëjnë sektorin komunal për krasitjen e degëve të thata, prerjen e pemëve të vjetra dhe të thata dhe rregullimin e hapësirave të gjelbra publike.
Në adresën elektronike 24@skopje.gov.mk qytetarët mund të raportojnë probleme nën kompetencat e Qytetit, ndërsa administrata e Qytetit është e obliguar t’u përgjigjet kërkesave në një afat nga 24 deri në 72 orë.
Qëllimi i këtij projekti është puna efikase dhe me efektivitet e administratës së Qytetit në shërbim të qytetarëve, e cila do të kontribuojë që Shkupi të jetë një qytet funksional i cili ofron shërbime të shpejta, cilësore dhe në kohë për shkupjanët. Me një mënyrë të tillë komunikimi Qyteti i Shkupit bëhet më i afërt për shkupjanët dhe ka si synim që nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët të zgjidhë problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK