SHILEGOVI E PARALAJMEROI OFANZIVËN NDERTIMORE PER KETE VERE 29.4.2020

Qyteti i Shkupit po fillon ofanzivë ndërtimore për ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve të qytetit në vlerë prej 760 milion denarë, gjate ketij viti dhe vitin e ardhshëm.

- Zhvillimi i komunikacionit infrastrukturor në qytetin tonë nuk duhet të ndalet. Shkupi do të vazhdojë të zhvillojë rrjetin e tij rrugor njëkohësisht me rrjetet e shtigjeve te biçikletave dhe të këmbësorëve për të siguruar lëvizshmëri të qëndrueshme urbane, që do të thotë trafik i sigurt dhe efikas për qytetarët tanë. Në këtë mënyrë, ne do të kontribuojmë drejtpërdrejt në uljen e krizës ekonomike, jo vetëm në qytetin tonë, por në të gjithë shtetin. Po e bëjmë këtë për të mirën e të gjithëve. Kriza do të kalojë, jeta vazhdon. Hap pas hapi, qyteti do të vazhdojë të zhvillohet - tha sot kryetari Shilegov.


Ai shtoi se Qyteti i Shkupit do të vazhdojë me ndërtimin intensiv dhe rindërtimin e rrugëve të qytetit, respektivisht deri në fund të vitit 2020 procedurat e tenderit do të përfundojnë dhe do të fillojë ndërtimi dhe rindërtimi i rrugëve vijuese:

Ndërtimi dhe rindërtimi i një pjese të bulevardit Mitropolit Teodosij Gologanov, te Klubi i Deputetëve;

Ndërtimi dhe rindërtimi i rrugës Brigada maqedonase-kosovare - realizimi në faza;

Ndërtimi dhe rindërtimi i bulevardit Nikolla Karev (realizimi ne faza - ne afersi të Momin Potok);

Ndërtimi i rrugës Eseninova dhe bunarëve nëntokësorë me sisteme linjash;

Rindërtimi i bulevardit Aleksandri i Maedonisë (realizimi në faza, nga rruga brigada e 16. maqedonase deri në dalje të Shkupit);

Rindërtimi i bukevardit Kiro Gligorov (realizimi në faza);

Rindërtimi i bulevardit Vidoe Smilevski Bato (realizimi ne faza, nga bulevardi Jane Sandanski deri te rruga Ekspedita e Shkurtit);

Rindertimi i rrugës 11 Tetori nga kryqëzimi me bulevardin Koço Racin deri te kryqëzimi me rrugën Filipi i Dytë Makedonski;

Rindertimi i rruges Vostaniçka;

Rindertimi rrugës Vasil Gjorgov (nga rruga Franklin Ruzvelt deri te bulevardi Nënë Tereza);

Rindertimi i rrugës Nikolla Parapunov;

Rindërtimi i rrugës Nikolla Karev, nga kryqëzimi me bulevardin Brigada e Tretë Maqedonase deri te kryqëzimi me bulevardin Kuzman Josofovski Piti;;

Rindërtimi i bulevardit 8. Shtatori (nga Bulevardi Ilinden deri te rruga Skupi);

Rindërtimi i rruges Xhon Kenedi (nga rruga e Brigada Maqedonase -Kosovare deri tek bulevardi Hristijan Todorovski Karposh);

Rindertimi i rruges Llazar Liçenovski - faza 2;

Rindertimi i rruges Bllagoja Stefkovski (realizimi ne faza - faza e tretë).