U HAP QENDRA E RE PËR KUJDES PËR KONSUMATORËT E NP “HIGJIENA KOMUNALE” 29.5.2020

Sot u hap Qendra për kujdesin e përdoruesve të NP "Higjiena Komunale" në ndërtesën administrative të ndërmarrjes prapa ish Panairit të Shkupit. Në hapjen e Qendrës morën pjesë Drejtori i ndërmarrjes publike “Higjiena Komunale” -Shkup, Abdusamed Shabani, Drejtori i ndërmarrjes publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Dushko Veskovski dhe Kryetari Petre Shilegov, i cili iu drejtua të pranishmëve.

- Kam nderin që sot do të paraqesim një risi për qytetarët e Shkupit, dhe ju e dini vet që në kuadër të sferës komunale Qyteti vazhdimisht po ndryshon dhe po ngritët në nivele më të larta, veçanërisht kur pastërtia e hapësirës publike dhe mbeturinat komunale janë pyetje. NP “Higjiena Komunale” sot e hapi zyrtarisht Qendrën e re të Shërbimit të përdoruesve, ku qytetarët do të mund të shërbehen për pjesën e shërbimeve të ofruara nga ndërmarrja komunale, por të cilat nuk kanë të bëjnë me pagesën e detyrimeve që vijnë rregullisht së bashku me faturat nga NP ”Ujësjellësi dhe kanalizimi”, por për llojet e tjera të shërbimeve që ndërmarrja publike u ofron personave fizikë ose juridikë. Kjo është një mundësi e mirë për të promovuar që ne po hyjmë në një luftë serioze si Qytet dhe Higjiena Komunale, si ndërmarrje publike, me asgjësimin e paligjshëm të mbeturinave të rënda. Gjatë javës së kaluar, kemi grumbulluar rreth 500 m3 mbeturina të hedhura në mënyrë të paligjshme, shumica e tyre janë mbeturina të rënda, gjë që është e dënueshme. Tashmë ne e ofrojmë atë shërbim, ndërsa qytetarët këtu do të mund të informohen për atë shërbim dhe në vend që t’i hedhin mbeturinat, dhe rrezikojnë të ndëshkohen, dhe tani kur e ofrojmë këtë shërbim paralelisht do të mund t’i forcojmë kontrollet inspektuese dhe politikat penale në lidhje me hedhjen e mbeturinave të tilla - tha Shilegov.

Ai shtoi se Qendra për Shërbime të konsumatorëve do të zgjidhë problemet e qytetarëve në vend, dhe nuk do të funksionojë në princip të paraqitjes së kërkesës dhe shqyrtimit të njëjtës, por shërbimet e Higjienës Komunale do të zgjidhin çështjet e kërkesave të shërbimeve që do të jenë objekt të shërbimeve të ndërmarrjes publike.

- Kjo është një mënyrë e mirë për të treguar bashkëpunimin e ndërmarrjeve publike në nivel të Qytetit të Shkupit, sepse këtu ekziston një punkt elektronik i Ujësjellësit, kështu që qytetarët me një ardhje të mund të paguajnë detyrimet e tyre ndaj Ujësjellësit dhe të përfundojnë punën për të cilën kanë ardhur. Qyteti po hyn në dixhitalizim, këtu konkretisht në Higjienën Komunale dhe Ujësjellësin, kanë përfunduar procedurat e prokurimit publik dhe pres që diku me 1 korrik të këtij viti do të fillojmë me dorëzimin elektronik të llogarive dhe mundësinë e pagesës elektronike e cila do të shmangte pritjen dhe radhët dhe ngadalë ngadalë, ta sjellim Qytetin në një sferë tjetër," tha Shilegov.

Drejtori i ndërmarrjes publike Higjiena Komunale-Shkup, Abudasamed Shabani, shprehu kënaqësinë e tij për hapjen e Njësisë së re për kujdesin për konsumatorët sepse në atë mënyrë qytetarët do të mund të marrin informatat e kërkuara më shpejt dhe më lehtë.