QYTETI I SHKUPIT FILLOI FAZN E TRETË TË RIKONSTRUKSIONIT TË RRUGËS INDIRA GANDI NË SHUTO ORIZARE 29.7.2021

Sot, kryetari Shilegov mbajti konferencë për media në komunën Shuto Orizare ku inspektoi punimet ndërtimore të fazës së tretë të rikonstruksionit të rrugës Indira Gandi në gjatësi 811 metra.

Sot po inspektojmë punimet ndërtimore ku para dhjetë ditëve filloi faza e tretë dhe e fundit e rindërtimit të rrugës kryesore në Shuto Orizare, Indira Gandi. Në fakt, kjo është pjesa më e keqe e infrastrukturës në këtë komunë, kështu që unë pres kur ta përfundojmë atë, nga rruga Gvadalajara deri te rruga Jeta e Re, të ketë kanalizim krejtësisht i ri atmosferik  në komunë, që nuk kishte deri më sot, dhe çfarë ishte karakteristikë që në këtë pjesë rridhte ujë nëpër rrugë dhe rrinin të hapura gropat e rrugëve, gjë e cila do të i takon tashmë të kaluarës. Unë jam veçanërisht i kënaqur që ky lloj rindërtimi, në këtë pjesë të Shuto Orizares ka hasur në reagime seriozisht pozitive nga qytetarët, që edhe ata të gëzojnë përfundimisht përfitimet e jetesës urbane. Kjo është, siç e përmenda, faza e fundit e rindërtimit të rrugës Indira Gandi, dhe në dy vitet e fundit kemi punuar në dy fazat e mëparshme. I lus qytetarët që të jenë të durueshëm, sepse ne punojmë me cilësi të plotë në dobi të qytetarët të kësaj pjese të qytetit. Rikonstruksioni vlen rreth 18 milionë denarë me TVSH - tha Shilegovi.

Ai shtoi se për të prioritet është zhvillimi i komunës së Shuto Orizare që të shkojë në mënyrë të barabartë me zhvillimin e komunave tjera të Shkupit.

- Në kuadër të programit për mirëmbajtjen e rrugëve të NP “Rrugë dhe rrugica” me Bashkëpunim ndërkomunal në mes të Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Shuto Orizare, janë rindërtuar këto rrugë: Reljo Gjashtë krahë, Kiparska, Bregalnica, Demir Hisar, Volt dizni,  Vashington, Jeta e Re. Lulumba, Karabunica, Zletovska, rruga 3, krahu 1 dhe 2 - tha Shilegov.

Ai plotësoi se janë bërë disa ndërhyrje për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në komunë, gjegjësisht ndërtimi i rrjetit të furnizimit me ujë, rezervuari i ri, stacioni i pompimit, tubacioni i ri i presionit në Shuto Orizare, si dhe ndërhyrje të mëdha në rrjetin e furnizimit me ujë në rrugët Smilevska dhe Brsjacka buna (investim prej 13.5 milion denarë).

Qyteti i Shkupit bashkëpunon dhe mbështet shoqatat e qytetarëve dhe institucionet që veprojnë në territorin e komunës së Shuto Orizares, dhe një prej tyre është Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, fokusi i së cilës është realizimi i aktiviteteve dhe projekteve për mbrojtjen e fëmijëve të rrugës. Aktivitetet e kësaj shoqate mbështeten në vazhdimësi, dhe ato rriten çdo vit (në vitin 2015 u dhanë 100,000 denarë, dhe në vitin 2020 450,000 denarë).

Gjithashtu, me një investim prej 6.5 milion denarë, është bërë rregullimi hortikulturor,  rregullim dhe instalim i pajisjeve urbane në oborrin e shkollës Shaip Jusuf dhe asfaltimi i këndit të fushë-lojës sportive.