
U ZGJODHËN FITUESIT E ÇMIMIT "13 NËNTORI" TË QYTETIT TË SHKUPIT PËR VITIN 2020 29.10.2020
Këshilli për ndarjen e Çmimit "13 Nëntori" të Qytetit të Shkupit, dje (28.10.2020) pas votimit të fshehtë, zyrtarisht shpalli fituesit e Çmimit "13 Nëntori" të Qytetit të Shkupit për vitin 2020.
Fituesit e Çmimit "13 Nëntori" të Qytetit të Shkupit, për vitin 2020 janë:
Në fushën e publicistikës
- TONI DIMKOV
Gazetar, redaktor i "Shtypit Kulturor"
- për përkushtimin profesional dhe botimin e ngjarjeve nga jeta artistike dhe kulturore në Shkup
Në fushën e arsimit dhe edukimit
- SERVETE FIDA
Mësuese e gjuhës shqipe
-për punë të suksesshme shumëvjeçare në veprimtarinë edukative arsimore
Në fushën e kulturës
- LJUBOMIR ÇADIKOVSKI
Ish-drejtori i Teatrit për fëmijë dhe të rinj - Shkup
-për përfitime dhe suksese të rëndësishme të Teatrit për fëmijë dhe të rinj - Shkup në të gjitha fushat gjatë menaxhimit të tij.
- NIKOLLA ANGELLOVSKI
Artist, regjisor, përkthyes, skenarist, komediograf
-për 60 vjet punë në fushën e teatrit dhe filmit
Në fushën e shkencës
- PETAR NAMIÇEV
Arkitekt, Profesor në Universitetin Goce Dellçev Shtip
-për Monografitë "Shtëpi tradicionale në rajonin e Shkupit në shekullin XIX" – të vitit 2020 dhe "Arkitektura tradicionale në Malin e Zi të Shkupit nga shekulli XIX deri në fillim të shekullit XX" –të vitit 2018
Në fushën e artit
- DIME POPOVSKI
Artist i estradës
-për kontribut të veçantë në artin muzikor
Në fushën e veprimtarisë humanitare
1.ANDRIJANA SERAFIMOVSKA, TEO TASEV, TEODORA TRAJKOVSKA, FILIP DIMISHKOVKI dhe BOJAN RISTOVSKI
Fëmijë vullnetarë që ndihmojnë fëmijët me sëmundje malinje në Repartin Hemato-Onkologjik në Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve - Shkup
-për përkushtim altruist në interes të shëndetit të fëmijëve që luftojnë me sëmundje malinje
Në fushën e kujdesit shëndetësor
- Ekipi e mjekëve që kryen transplantimin e parë të zemrës në RMV
Prof. Dr. Sashko Jovev, Akademik Zhan Mitrev, Dr. Maja Mojsova, Dr. Vasil Papestiev, Dr. Marjan Shokarovski, Dr. Vangjel Zraveski, Dr. Kujtim Xhelili, Dr. Tanja Angjusheva, Dr. Nikolla Hristov, Dr. Stefanija Haxhievska, Dr. Nadica Mehmedoviç, Dr. Vesna Mitashova, Dr. Jasmina Ilievska, Dr. Marija Gerakovska dhe Dr. Dimçe Sllavevski
-për kryerjen e transplantimit të suksesshëm të zemrës
- Dr.ZHARKO KARAXHOVSKI
Epidemiolog
-për merita në shëndetësi
Në fushën e sporteve
- ILINA ARSOVA
Bjeshkatare, alpiniste
-për ngjitjen në 7 majat më të larta në 7 kontinente
Persona juridik
- SHOQATA E ARTISTËVE TË ARTIT TË MAQEDONISË
Subjekti juridik
- për 75 vjet veprimtari të vazhdueshme krijuese
Nxënës dhe studentë
- MATEJ MILOSIEVSKI
Student në SHMP "Jahja Kemal"
- për arritje të sukseseve të vazhdueshme në aktivitete mësimore dhe jashtëmësimore
- ANGELA PETROVSKA
Nxënëse në SHMEJQSH "Vasil Antevski-Dren"
- për arritje të sukseseve të vazhdueshme në aktivitete mësimore dhe jashtëmësimore
- VEDRANA PETROVA
Nxënëse në SHMQSH"Josip Broz-Tito"
- për arritje të sukseseve të vazhdueshme në aktivitete mësimore dhe jashtëmësimore
Çmimi "13 Nëntori" i Qytetit të Shkupit u ndahet personave fizik dhe juridik si shenjë mirënjohjeje nga Qyteti i Shkupit për arritje në ekonomi, shkencë, art, kulturë, edukim dhe arsim, mbrojtje shëndetësore, mbrojtje sociale, sport dhe kulturë fizike, kulturë teknike, mbrojtje dhe përmirësim të ambientit jetësor dhe natyrës, si dhe në segmente të tjera të jetës, punës dhe krijimit, që përbëjnë kontribut të veçantë për zhvillimin e Qytetit të Shkupit dhe për përparimin e përgjithshëm dhe afirmimin e tij në Republikën e Maqedonisë dhe në botë.
Çmimi për arritje të rëndësishme për qytetin e Shkupit mund t'u ndahet edhe personave fizik dhe juridik nga shtete të tjera. Gjithashtu, Çmimi u ndahet edhe Studentëve dhe nxënësve për punë krijuese ose arritje të sukseseve të vazhdueshme në aktivitetet mësimore dhe jashtëmësimore që përbëjnë një kontribut të veçantë për përparimin dhe afirmimin e Qytetit të Shkupit.
Votimi i fshehtë u realizua nga Komisioni i emëruar nga Këshilli, i përbërë nga: Kryetarja Vangelina Mojanoska dhe anëtarët: Loreta Georgievska-Jakovleva, Gazanfer Bajram, Sevdail Demiri, Halil Zendeli, Branko Cvetkoski, Violeta Tomovska, Petre Arsovski, Rollando Kutirov, Ljubisha Stankoviç dhe Danica Stojanova.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK