SHILEGOV: QYTETI I SHKUPIT ISHTE VETQEVERISJA E PARË LOKALE NË EVROPË E CILA REALIZOI PROJEKTIN "KULTURË GJATË KOHËS SË KORONËS" 29.10.2020

Në seancën e sotme të 58-të të Këshillit të Qytetit të Shkupit, këshilltarët parashtruan pyetje në lidhje me punën e kryetarit të Qytetit të Shkupit, administratën e qytetit, ndërmarrjet publike dhe institucionet publike kulturore që janë nën kompetencën e saj.

Lidhur me pyetjen për efektin e projektit "Kulturë gjatë kohës së koronës", Kryetari Shilegov u përgjigj se Qyteti i Shkupit ishte vetëqeverisja e parë lokale në Evropë që realizoi një projekt të tillë i cili nga njëra anë ishte mbështetje financiare për punonjësit e kulturës që nuk kanë asnjë marrëdhënie formale pune me ndonjë organ dhe institucion, dhe nga ana tjetër siguroi përmbajtje dhe argëtim për qytetarët gjatë masave të vendosura për ndalimin e lëvizjes. Ai shtoi se realizimi i këtij projekti ishte në një nivel jashtëzakonisht të lartë - u organizuan mbi 50 ngjarje me më shumë se 200 interpretues, kurse të njëjtat u ndoqën nga mbi 500,000 shikues në rrjetet sociale dhe mijëra ballkone në tetë komuna të ndryshme në Shkup. 

Në  pyetjen për situatën me Sallën Universale, Kryetari Shilegov u përgjigj se ndërtesa ekzistuese do të rindërtohet, në formën dhe madhësinë e saj aktuale, kurse mjetet do të merren nga rebalanci i ardhshëm i Buxhetit të RMV i cili pritet të votohet këto ditë.

- Duke pasur parasysh që ekspertët deklaruan se në lokacionin e sallës Universale nuk është e mundur të ndërtohet një ndërtesë me dimensione më të mëdha, dëshira ime ishte ta rindërtoj Sallën Universale në gabaritin aktual, kurse të ndërtojmë një sallë të re për koncerte në një lokacion tjetër. Në pjesën e parë ia dolëm me sukses dhe dua ta falënderoj për mirëkuptimin Kryetarin e Qeverisë dhe Ministrinë e Kulturës, ku me rebalancin e Buxhetit u ndanë mjete në vlerë prej 2 milion euro, dhe pas sjelljes së rebalancit këto mjete do të transferohen në llogari të veçantë të Qytetit të Shkupit. Në ndërkohë, jemi duke bërë vlerësime dhe llogaritje që sapo t’i marrim mjetet të mund të fillojmë procedurat për furnizime publike dhe sa më shpejtë të fillojmë me rindërtimin e Sallës Universale. Shpresoj që të gjitha procedurat të zhvillohen shpejt që në fillim të sezonit të ardhshëm të  koncerteve, pas 6 vitesh, Salla Universale të jetë e hapur sërish - tha Shilegov.

Ai shtoi se aktivitetet e tij nuk do të ndalen këtu dhe se deri më tani ai ka zhvilluar më shumë takime me Ministren e Kulturës në lidhje me planet për të ndërtuar sallë të re, më të madhe, për koncerte, e cila do t’i plotësonte nevojat e qytetit.