NJOFTIM PUBLIK 30.1.2024

Po realizohet edhe një projekt tjetër nga programi “Për Shkupin Modern”, për zhvillimin e rrjetit të biçikletave, gjë me të cilin qytetarët e qytetit të Shkupit do të kenë korsi krejtësisht të re për biçikleta, e cila do të lidhë komunën e Gazi Babës me komunën Qendër dhe Aerodrom.

Korsitë e reja të biçikletave shtrihen në gjatësi prej dy kilometrash, përkatësisht nga një kilometër në të dy drejtimet në rrugën "808" në lagjen Autokomandë. Në të njëjtin segment po punohet për ngritjen e një brezi të gjelbër krejtësisht të ri, si dhe të një korsie të re, gjë me të cilën do të mundësohet siguri më e madhe për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.


Me aktivitetet në terren po realizohet projekti “Shkupi - Qyteti i Biçikletave”, i cili është një nga projektet strategjike të programit “Për Shkupin Modern”. Qyteti i Shkupit në dy vitet e fundit ka investuar në më shumë se 30 kilometra korsi të reja për biçikleta në të gjitha komunat e Shkupit, ndërsa projektin e realizon Ndërmarrja Publike “Rrugë dhe Rrugica” Shkup.