LAJMËRIM PËR PUBLIKUN 30.3.2023
Në konferencën e sotme për media, kryetarja e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska, i prezantoi pikat e propozuara që janë në rend dite të Seancës së sotme para këshilltarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit, dhe për të cilat ata duhet të votojnë sot.
Qyteti i Shkupit duhet të jetë qytet modern në të cilin jetesa humane, transporti cilësor dhe i standardizuar, zbatimi i inovacioneve për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe projektet për infrastrukturë cilësore, nuk janë përjashtim por përditshmëri.
Me këtë rast, në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit propozuam disa pika për të cilat presim që këshilltarët të japin mbështetjen e tyre dhe të përfshihen në zbatimin e programit “Për Shkup Modern” i cili u zgjodh nga 120.000 qytetarë të qytetit të Shkupit.
Para këshilltarëve sot do të gjendet vendimi për të cilin ata duhet të votojnë për subvencionimin e blerjes së eko automjeteve të reja me lëvizje hibride apo elektrike për qytetarët dhe për transportuesit e taksive, pilot projekt I cili zbatohet për herë të parë në Maqedoni dhe me të cilin Qyteti i Shkupit do të subvencionojë 200.000 denarë për automjet. Ky projekt i Qytetit të Shkupit është pjesë e premtimeve nga programi “Për Shkup Modern”, dhe në këtë fazë po e lansojmë si pilot projekt për zbulimin e nevojave dhe interesave të qytetarëve.
Në këtë mënyrë do të kontribuohet në uljen e mëtejshme të ndotjes, veçanërisht në segmentin e shkarkimit të gazrave në ajrin atmosferik nga automjetet, dhe njëkohësisht do të ketë një komponent nxitës për modernizimin e taksi transportit publik në kryeqytet, duke ndjekur shembullin e kryeqyteteve evropiane.
Në këtë seancë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, kërkojmë përkrahje nga këshilltarët edhe për blerjen e eko autobusëve të rinj që nuk do të ndotin ajrin dhe që do të zëvendësojnë autobusët e vjetër, të cilët nuk ofrojnë nivel të kënaqshëm të shërbimit ndaj qytetarëve. Me blerjen e autobusëve të rinj do të përmirësohen më tej kushtet në transportin publik, do të standardizohet shërbimi për të gjithë qytetarët e qytetit, do të ulen shpenzimet dhe më e rëndësishmja do të ulim efektin negativ në mjedisin jetësor.
Poashtu, në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit propozojmë edhe bashkëpunim ndërkomunal me disa komuna në të cilat Qyteti i Shkupit do të investojë në rindërtimin e rrugëve, zonave për këmbësorë dhe shtigjeve për biçikleta.
Propozojmë bashkëpunim ndërkomunal për projektet e mëposhtme:
- rikonstruksioni i rrugës “Brigada maqedonase-kosovare”, krahu 38, 40 dhe 50 në komunën e Shuto Orizares.
- rikonstruksioni i rrugës "Slavejko Arsov" në komunën Qendër
- rikonstruksioni i krahëve të rrugës "Hristofer Zhefaroviq" në komunën e Gazi Babës.
Prandaj, u bëjmë thirrje këshilltarëve të Qytetit të Shkupit që të mos udhëhiqen nga interesat e ngushta partiake dhe personale, dhe t'i përkrahin këto vendime që do të thonë shumë për qytetarët e qytetit të Shkupit.
Bllokimi nga këshilltarët nuk më pengon mua si Kryetare e Qytetit të Shkupit, sepse unë do të vazhdoj të punoj. Bllokadën e ndjejnë më së shumti qytetarët, të cilët për shkak të inateve të kryetarëve të partive, nuk mund t'i realizojnë të drejtat e tyre si që u takojnë si qytetarë të kryeqytetit, të kenë implementim të programit projektet e të cilit ata e zgjodhën që të realizohet – theksoi kryetarja Arsovska në konferencën e sotme për media.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK