
ASFALTIMI PËRFUNDIMTAR NË BULEVARDIN ARADHAT PARTIZANE 30.7.2019
|
Me asfaltimin përfundimtar të korsisë të fundit, projekti për rindërtimin e bulevardit "Aradhat Partizane" hyn në fazën përfundimtare.
Asfaltimi i pjesës së fundit, nga QT “Antiko” deri te ura “Kombet e Bashkuara” (në drejtim nga Qendra drejt Vllaes) filloi gjatë mbrëmjes dhe asfaltimi i pjesës së mbetur do të përfundojë sot. Punimet finale ndërtimore duhet të kryhen gjatë ditëve në vijim, ku dhe do të vendoset sinjalizimi adekuat vertikal dhe horizontal i trafikut.
![]() |
![]() |
Asfaltimi është realizuar në kuadër të projektit për rikonstruksionin e një pjese të bulevardit "Aradhat Partizane", në pjesën e kryqëzimit me bulevardin "8 Shtatori" deri tek ura “Kombet e Bashkuara” në gjatësi prej rreth dy kilometra.
Me këtë projekt u zëvendësua plotësisht asfalti në sipërfaqe prej rreth 47.000 metra katrorë, ndërsa në stacionet e autobusëve është bërë konstruksion plotësisht i ri. Për realizimin e këtij projekti kapital, Qyteti i Shkupit ndau rreth 69 milion denarë.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK