QYTETI I SHKUPIT DO TE DISTRIBUON ENERGJI TERMIKE 30.7.2019

 

Në seancën e sotme të Qeverisë, u miratua vendimi me të cilin Qytetit të Shkupit i jepet në përdorim të përhershëm rrjeti i ngrohjes që do të menaxhohet nga ndërmarrja e sapoformuar për distribuimin e energjisë termike dhe gazit, Sistemet Energjetike te Qytetit (SEG).

Qyteti i Shkupit përmes SHA SEG -SHKUP do të zbatojë masa për uljen e ndotjes së ajrit në qytet që është pasojë e ngrohjes së objekteve, në afat të mesëm përmes zhvillimit dhe zgjerimit të rrjetit të ngrohjes, dhënien e subvencioneve për kyçje, përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve, uljen e shpenzimit të energjisë përmes rregullimit, si dhe ndërtimin e një rrjeti distribues të gazit natyror.

SEG do të mundësojë politika të konceptuara energjetike, qasje të përgjegjshme ndaj efikasitetit energjetik dhe qasje racionale në kombinimin e rrjetit të ngrohjes qendrore dhe të gazit nëpër qytet. SEG do të ketë qasje të ndryshuar ndaj përdoruesve ku përparësi  do të ketë numri i parapaguesve të kyçur dhe zgjerimi i rrjetit, përkundër maksimizimit të profitit dhe racionalizimi i shpenzimeve dhe investimeve, siç është rasti me distributorët aktual të energjisë së ngrohjes.

Qëllimi i Qytetit është që ngrohja qendrore të jetë e qasshme për të gjithë, respektivisht  që qytetarët të marrin fatura më të ulëta, të ndalojnë valën aktuale të shkyçjes nga sistemi, të kthehen përsëri përdoruesit e rrjetit që kanë braktisur këtë mënyrë të ngrohjes për shkak të faturave të larta për ngrohje, por gjithsesi edhe për të tërhequr përdorues të rinj në sistem.

Qyteti i Shkupit përmes subvencionimit të përdoruesve të rinj potencial dhe duke investuar në efikasitetin energjetik të objekteve që duhet të lidhen me sistemin e ngrohjes, do të ndikojë drejtpërdrejt dhe do të zvogëlojë nevojën për energji termike për ngrohje, duke ulur kështu shpenzimin e për ngrohje, respektivisht përdoruesit do të marrin fatura më të vogla për ngrohje.

Me lidhjen funksionale të 3 rrjeteve të ngrohjes, të cilat aktualisht janë të ndara, do të krijohen mundësi për investime në burime të parregulluara të nxehtësisë, të cilat do të krijojnë konkurrencë në treg, gjë e cila do të çojë në ulje të mëtejshme të çmimit të ngrohjes.