RINOVOHET GJELBËRIMI ANËSOR NË BULEVARDIN ARADHAT PARTIZANE NË KARPOSH 30.8.2021

Me kërkesë të banorëve të Komunës së Karposhit, Qyteti i Shkupit do ta rinovojë gjelbërimin në bul.Aradhat Partizane, në pjesën nga udhëkryqi me rrugën Moskovska deri te udhëkryqi me rrugën Pariska.

- Qyteti i Shkupit sot po fillon aksionin vjeshtor për rinovimin e gjelbërimit në qytetin tonë. Fillojmë këtu në Bulevardin Aradhat Partizane, në pjesën nga Rruga Moskovska deri te rruga Pariska, në sipërfaqe rreth 4.000 metra katrorë. Ky gjelbërim ishte shumë i shkatërruar duke marrë parasysh se në të kaluarën këtu ishte mbjellë pa sistem të mirëmbajtjes së duhur. Tani, në këtë sipërfaqe vendosim sistem të ujitjes “pikë pas pike” që do të mundësojë zhvillimin e gjelbërimit dhe ngritjen e standardeve të cilësisë për sipërfaqet e gjelbra, si dhe do të bëhet ndarja e korsisë rrugore nga shtegu dhe çiklizmit - tha kryetari Petre Shilegov në konferencën e sotme për media.

Ai theksoi se për mobilitetin urban të Qytetit të Shkupit, mënyrat alternative të lëvizjes dhe gjelbërimit të qytetit, nuk ka alternativë tjetër.

- Ky aksion i gjelbërimit vjeshtor do të zhvillohet deri në fund të nëntorit. Qyteti i Shkupit deri tani ka rinovuar dhe ngritur mbi 120.000 katror gjelbërim vetëm gjatë këtij viti- tha Shilegov. Në konferencën e sotme për media mori pjesë edhe drejtori i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”-Dushko Veskovski.