
Qyteti i Shkupit dhe ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” riparojnë pllakat e dëmtuara në sheshin “Maqedonia” 30.3.2022
Qyteti i Shkupit, në koordinim me ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica”, këto ditë është duke bërë riparimin e sheshit të dëmtuar, përkatësisht riparimin e kubeve të vogla, ku ka pasur defekt në ujësjellës, si dhe rirregullimin e pllakave të mermerit rreth shatërvanit në sheshin “Maqedonia”.
Vazhdojnë edhe aktivitetet për përgatitjen e asfaltimit të një pjese të korsisë së këmbësorëve dhe biçikletave, për gërmimin dhe vendosjen e bordurave në bulevardin “Serbia”.
Në Parkun e qytetit po kryhet riparimi dhe rikonstruksioni i korsitë së këmbësorëve dhe në vijim është asfaltimi i tyre.
Në bulevardin “Goce Delçev” përballë garazhit me kate “Pallati Gjyqësor”, ekipet vazhdojnë me fazën tjetër të rikonstruksionit të trotuarit dhe në vijim është asfaltimi i korsisë ekzistuese.
Gjatë ditëve në vijim në kryqëzimin e bulevardit “Kiro Gligorov” para FON do të kryhen punime ndërtimore për vendosjen e themeleve për semaforë.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK