
Me kontrollet inspektuese për pagimin e tatimit mbi pronën janë konstatuar qindra prona të padeklaruara 30.3.2022
Ekipet e Inspektoratit të Qytetit të Shkupit nga Sektori për inspektim tatimor dhe inspektim për pagimin e taksave komunale dhe të tjera, vazhdojnë me kontrolle të intensifikuara.
Inspektorët e inspektimit tatimor filluan kontrollin e subjekteve afariste në QT “Beverli Hills”, pas denoncimit nga qytetarët, se një pjesë e subjekteve nuk kanë deklaruar ose nuk kanë marrë vendime për tatimin mbi pronën, gjë pas së cilës është konstatuar se mbi 100 subjekte nuk kanë deklaruar pronën.
Qyteti i Shkupit vazhdon me inspektimet e intensifikuara për të mundësuar respektimin e dispozitave ligjore, ndërsa inspektorati vazhdon me kontrolle të intensifikuara me qëllim rritjen e pagimit të taksave komunale dhe të tjera në mënyrë që të sigurohet drejtësi dhe barazi në tatim për të gjithë tatimpaguesit në mënyrë të njëjtë.
Për sa i përket pagimit të tatimit mbi pronën, Inspektorati apelon tek të gjithë personat juridikë dhe fizikë të cilët ende nuk e kanë deklaruar pronën e tyre ta bëjnë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur për të shmangur kamatat, gjobat dhe shpenzimet shtesë.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK