50.000 MASKA NGA NANÇANGU DO TË ARRIJNË NË INSTITUCIONET E SHËNDETËSISË - QYTETI I SHKUPJES FILLOI SHPËRNDARJEN 30.4.2020

Qyteti i Shkupit filloi sot shpërndarjen e donacionit të 50.000 maskave mbrojtëse nga qyteti binjak Nançang nga Kina, të cilat do të destinohen per punëtorët shëndetësor në disa institucione shëndetësore në Shkup, si dhe për shërbime që luftojnë koronavirusin .

- Më lejoni të shpreh falenderim të madh për qytetarët e qytetit të Nançangut dhe për kolegun tim kryetar Huang Shixhang për këtë donacion, të falënderoj ambasadën e RP te Kinës që ndihmoi komunikimin intensiv, si dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për logjistikën në transportin e këtyre maskave. Sot nisim simbolikisht shpërndarjen e maskave edhe Spitalin e qytetit " 8 Shtatori.", në repartin e infektologjise, do t’i dorëzojmë 2.000 maska mbrojtëse per punonjesit ne këtë repart. Një pjesë e maskave, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, do të përfundojnë në institucionet shëndetësore që ndodhen në territorin e qytetit tonë - tha sot kryetari Petre Shilegov në donacionin në spitalin " 8 Shatori.".

Në këtë kohë, shtoi ai, në të cilën të gjithë duhet të kujdesemi për shëndetin e punëtorëve shëndetësor, që ata të mund të ndihmojnë njerëzit në këtë pandemi botërore.

- Nesër është 1 maji, Dita e Punëtorëve, kështu që lejoni 1 Majin t’ia kushtojmë punëtorëve shëndetësor. I lus qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i përmbahen masave, në mënyrë që të dalim sa më shpejt nga pandemia - tha Shilegov.