OFANZIVA VERORE NDËRTIMORE DHE BRT – TEMA KRYESORE E PYETJEVE TË KËSHILLTARËVE 30.6.2021

Në seancën e sotme të 72-të të Këshillit të Qytetit të Shkupit, këshilltarët parashtruan pyetje në lidhje me punën e kryetarit të Qytetit, administratës së qytetit, ndërmarrjeve publike dhe institucioneve kulturore të qytetit.

Ndër pyetjet e këshilltarëve drejtuar Kryetarit Shilegov ishte edhe pyetja për BRT në Shkup. Lidhur me këtë pyetje, Kryetari Shilegov u përgjigj se futja e një koncepti të ri të transportit publik është në fazën përfundimtare.

- Pas analizave të kryera me BERZH, morëm sistemin më të qëndrueshëm ekonomikisht të tramvajit me BRT Qytetet moderne po fusin BRT në vend të hekurudhave. Shkupi është qyteti i parë në rajon që po fut një transport të tillë. Ne nënshkruam marrëveshje me BERZH, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, duke filluar kështu fazën e implementimit. Jemi duke punuar në përgatitjen e shpalljes së tenderit për realizimin e fazës së parë dhe në periudhën që vjen duhet të shpallet tenderi. Në ndërkohë, jemi duke punuar në studimin për fazën e dytë - iu përgjigj Shilegovi pyetjes së këshilltarëve.

Në pyetjen për rindërtimin e paralajmëruar të bulevardit Boris Trajkovski, kur planifikohet të përfundojë rindërtimi dhe cilat rrugë dhe bulevarde do të rindërtohen në këtë periudhë, Shilegov u përgjigj se të martën, 22 qershor 2021, Qyteti i Shkupit filloi zgjerimin dhe rindërtimi i bulevardit Boris Trajkovski, në pjesën nga kryqëzimi në Pintija deri tek ura në lumin Markova përpara Draçevës. Në këtë pjesë me gjatësi totale prej 2,325 metra, asfalti i vjetër do të zëvendësohet plotësisht me asphalt të ri, duke u zgjeruar rruga me dy në katër korsi, ndërtimi i shtigjeve për këmbësorë në të dy anët e bulevardit dhe një shteg biçikletash në njërën anë. Kryqëzimi përpara urës në Draçevë do të zëvendësohet me rrethrrotullim me diametër prej 20 metrash. Ndërtimi është planifikuar të zgjasë më pak se dy vjet, pasi do të duhet të bëhet shpronësimi dhe heqja e gardheve të objekteve përreth. Punimet ndërtimore do të kushtojnë 212 milion denarë pa TVSH, mjete të siguruara në Buxhetin e Qytetit të Shkupit.

Ai shtoi se gjatë këtij sezoni ndërtimor, 11 rrugë të qytetit do të ndërtohen ose rindërtohen në disa komuna të Shkupit. Është planifikuar të ndërtohet ose zgjerohet: bulevardi Mitropolit Teodosij Gologanov, në pjesën nga bulevardi Shën Klimenti i Ohrit deri te rrethrrotullimi te kisha katolike, me gjatësi 530 metra; faza e tretë e bulevardit ASNOM, nga bulevardi Goce Dellçev deri në hyrje të Keramidnicë, 300 metra i gjatë; rruga Vasko Karangelevski, në pjesën nga bulevardi Jane Sandanski deri në bulevardin Brigada e tretë maqedonase, me gjatësi 1000 metra; dhe në kryqëzimin e rrugës Skupi dhe Bulevardit 8.Shtatori, kryqëzim i bulevardit 8.Shtatori dhe bulevardit Nikolla Karev dhe kryqëzimi i Bulevardit Nikola Karev dhe Bulevardit Sllovenia (projekti kapital për ndërtimin e dy rrethrrotullimeve, nënkalimeve dhe mbikalimeve në Momin Potok )

Punime ndërtimore për rindërtimin e rrugëve, nga ana tjetër, do të kryhen në: rrugën e Butelit, në pjesën nga rruga Aleksandar Urdarevski deri te qarkorja, me gjatësi 850 metra; rruga Lluka Gerov, në pjesën nga rrethrrotullimi deri te brigade zjarrfikëse në rrugën e Vollkovës, në gjatësi prej 1,800 metrash; bulevardi Kiro Gligorov, nga bulevardi ASNOM deri te bulevardi Aleksandri i Maqedonisë, në gjatësi prej 1.500 metra; rruga Indira Gandi, faza e dytë deri te qarkorja, 800 metra e gjatë; bulevardi Kuzman Josifovski Pitu, në pjesën nga stacioni i ri hekurudhor deri te bulevardi Koço Racin; dhe në bulevardin Krste Misirkov, në pjesën nga bulevardi Kuzman Josifovski Pitu deri te bulevardin Goce Dellçev, me gjatësi 650 metra.