PROJEKT PËR LIDHJEN E RRUGËVE LOKALE – MEKANIZËM PËR ANKESA 30.6.2021

Në kuadër të "Projektit për lidhjen e rrugëve lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut" I realizuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me mbështetje financiare nga Banka Botërore, Qyteti i Shkupit aplikoi me një nën-projekt për rindërtimin e bul."Kiro Gligorov", një nga bulevardet më të ngarkuara në Komunën e Gazi Babës, në qytetin e Shkupit.

 Itinerari i nën-projektit fillon nga ura "Bliznak" dhe përfundon te kryqëzimi me mbikalimin e bul. Aleksandri i Madh, me një gjatësi totale 730.12 m dhe gjerësi 14m (2x7 m).

Së shpejti do të fillojnë punimet ndërtimore në terren dhe për këtë qëllim, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në përputhje me Standardin 10 të Kornizës së Bankës Botërore për Mjedisin dhe aspektet sociale ka krijuar një Mekanizëm të Ankesave që i ofron popullsisë lokale dhe publikut të prekur mundësinë për monitorim aktiv të realizimit të punëve të planifikuara ndërtimore.

Qyteti i Shkupit e shfrytëzon këtë mundësi për të informuar publikun, dhe posaçërisht të palët e interesuara dhe të tanguara, se mund të përfshihen dhe të marrin pjesë aktive në zbatimin e nën-projektit të lartpërmendur duke përdorur procedurën e Mekanizmit të Ankesave dhe Formularin e Ankesave për të gjithë periudhën e zbatimit të projektit që mund të shkarkohet nga lidhja më poshtë:

https://skopje.gov.mk/media/7102/proekt-za-povrzuvanje-lokalni-patista-mehanizam-za-zalbi-i-poplaki.pdf

Të dy dokumentet do të jenë në dispozicion në formë elektronike të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe faqen zyrtare të Qytetit të Shkupit deri në përfundimin dhe mbylljen e nën-projektit.