
Edhe pak orë për të aplikuar në thirrjen publike për subvencione për pastrimin e oxhaqeve 30.11.2021
Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se sot më (30.11.2021), në mesnatë, mbyllet Thirrja publike për subvencionimin e amvisërive dhe subjekteve të tjera në territorin e Qytetit të Shkupit për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për pastrimin e oxhaqeve për vitin 2021.
Kështu, nga data 01.12.2021 kërkesat e depozituara në mënyrë elektronike për subvencionimin e qytetarëve dhe subjekteve të tjera në territorin e Qytetit të Shkupit për pastrimin e oxhaqeve për vitin 2021 nuk do të pranohen dhe nuk do të shqyrtohen nga ana e Komisionit.
Për të rikujtuar, në këtë thirrje publike mund të marrin pjesë persona fizikë dhe juridikë vendbanimi i të cilëve, përkatësisht selia, është në territorin e Qytetit të Shkupit (komuna Aerodrom, Gazi Baba, Kisela Voda, Karposh, Çair, Shuto Orizare, Qendër, Gjorçe Petrov, Butel dhe Saraj). Mjetet financiare për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të bëra për pastrimin e oxhaqeve janë në vlerë neto deri në 1.200 denarë për amvisëri, përkatësisht për subjekt juridik. Gjatë kësaj, tatimi personal mbi të ardhurat është në barrën e Qytetit të Shkupit.
Plotësimi i aplikacionit për shfrytëzimin e së drejtës për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për pastrimin e oxhaqeve me të dhënat personale /të dhënat për personin juridik është në dispozicion në mënyrë elektronike nëpërmjet www.skopje.gov.mk, aplikacii.skopjelab.mk ose drejtpërdrejtë në link-un https://aplikacii.skopjelab.mk/odzaci/.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK