QYTETI I SHKUPIT ME NDIHMË PËR VIKTIMAT NË TËRMETET KATASTROFALE NË REPUBLIKËN E KROACISË 30.12.2020

Këshilli i Qytetit të Shkupit, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, miratoi një Vendim për dhënie të ndihmës për viktimat e tërmeteve katastrofike në Petrinje dhe Zagreb, ku ka edhe viktima njerëzore dhe më shumë njerëz janë plagosur.

Me këtë vendim, si shprehje e solidaritetit për viktimat, Qyteti i Shkupit ofron ndihmë në vlerë prej 3 milion denarë, gjegjësisht 2 milion denarë për qytetin e Petrinje dhe një milion denarë për qytetin e Zagrebit,  shumë që ne e ndajmë për të gjitha qytetet për katastrofa natyrore të këtilla dhe të ngjashme.

Kryetari Shilegov, në seancë tha se Shkupi është një qytet solidariteti dhe e di se çfarë do të thotë ndihma pas katastrofave të tilla dhe për këtë arsye në koordinim me të gjitha grupet e këshillit në Qytetin e Shkupit u thirr seancë e jashtëzakonshme e Këshillit për të siguruar ndihmë për miqtë nga Zagrebi dhe Petrinja.