U lëshua në përdorim teleferiku në majën e Vodnos 30.12.2021

Që sot sërish u vu në funksion teleferiku në majën e Vodnos.

- Në periudhën që kaloi janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme për vënien në funksion të teleferikut nga aspekti teknik dhe i sigurisë. Në periudhën që kaloi është kryer kontroll i rregullt vjetor nga institucion i autorizuar, monitorimi nga Inspektori Shtetëror për teleferikët, si dhe kontrolli i rregullt teknik. Teleferiku është sërish funksional dhe shkupјanët mund ta shfrytëzojnë - tha drejtori i NTP-së Ivan Ilievski në inspektimin e sotëm që e kreu së bashku me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.

Në të njëjtën kohë u vunë në qarkullim edhe tri linjat e autobusëve për në Vodnon e Mesme (25, 25A dhe 25B). Për kryetaren Arsovska teleferiku është një domosdoshmëri për shkupjanët.

 - Për një kohë të gjatë teleferiku nuk funksiononte, por nga sot të gjithë qytetarët mund ta përdorin sërish atë. Në të njëjtën kohë u vunë në qarkullim edhe tri linjat e autobusëve për në Vodnon e Mesme - tha kryetarja e Qytetit të Shkupit.

Në përputhje me protokollin e Komisionit për Sëmundjet Infektive në kabinë lejohet transporti maksimum deri në 4 persona, pra shfrytëzimi në masën 50% i kapacitetit të  përgjithshëm të kabinës, ku pasagjerët duhet të mbajnë maskë mbrojtëse. Gjatë ditës brendësia e kabinave do të dezinfektohet. Teleferiku do të funksionojë çdo ditë, përveç çdo të hëne dhe të martën e fundit të muajit. Linjat gjatë fundjavës dhe për festat shtetërore janë falas për të gjitha kategoritë e pasagjerëve. Lejohet transporti i kafshëve shtëpiake, gjegjësisht qen me rritje të vogël/mesatare dhe transporti i qenit/shoqërues i personave me aftësi të kufizuara.