Llogaridhënie për 82 ditët e para të mandatit të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska 31.1.2022

 

 

 

Të gjithë duam të jetojmë në një qytet modern të bukur, Shkupin i cili do të transformohet nga e hirta e tanishme dhe do të marrë një pamje të re, pa kaos në trafik, me administratë qyteti efikase dhe pa korrupsion.

Vetëm për 82 ditë dëshmuam se me shumë mund dhe punë asgjë nuk është e pamundur.

Pastruam më shumë se 120 deponi të paligjshme, i dhamë fund  mosndëshkimit të ndotëse të cilët rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve, rrezikojnë të ardhmen tonë dhe të ardhmen e të dashurve tanë.

Në Shkup nuk ka më lagje të harruara. Ekipet tona vizitojnë të gjitha vendbanimet, dëgjojnë problemet e bashkësive urbane dhe vendore, dëgjojnë problemet e qytetarëve, dhe me masa adekuate dhe plan veprimi filluan me zbatimin e projekteve kryesore me zgjidhje konkrete.

Vendosëm linja nate të rregullta me kërkesë të qytetarëve, të cilat qarkullojnë edhe për fundjavë. U përgatitën linja të reja me të cilat do të shkurtohen intervalet kohore për arritjen e autobusëve urbanë.

Jemi në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët të cilët mund të na drejtohen në linjën telefonike e cila është aktive 24 orë, formuam shërbimin për reagimin e shpejtë me ekipe të qytetit dhe ndërmarrjeve publike.

Formuam Këshillin Ekologjik të Qytetit – Këshilli i gjelbër i cili do të sigurojë planifikimin strategjik për të ardhmen e Shkupit, me pjesëmarrjen dhe krijimin e politikave nga ana e ekspertëve nga fusha e planifikimit urban, urbanizmit, arkitekturës, transportit dhe mbrojtjes së mjedisit.

Në bashkëpunim me organizatat civile “E dua Vodnon” dhe “02”, filluam me procedurën ku Qyteti i Shkupit në programin e tij për vitin 2022 ndau mjete për përgatitjen e Planit Hapësinor për Zonën e Mbrojtur – Vodno. Në të njëjtën kohë iniciuam përgatitjen e Propozim-Ligjit për shpalljen e Vodnos për park-pyjor të mbrojtur.

Ne ekzistojmë për ju dhe vlerësojmë kohën tuaj, prandaj pikërisht për këtë në funksion është edhe zyra e cila do të punojë 24 orë për të rritur qasjen e qytetarëve.

Fillojmë me zgjidhje infrastrukturore dhe sistemore për kaosin në trafikun rrugor në Shkup,  i kthejmë numëratorët e semaforëve, dhe në funksion janë edhe korridoret e gjelbra të bulevardeve.

Përfshirja e gjerë është prioriteti ynë, institucionet publike duhet të jenë të arritshme nga të gjithë, siguruam rampa hyrëse në institucionet e Qytetit si hap i parë i Shkupit si qytet i qasshëm nga të gjithë.

Si përmbushje e premtimit është parashikuar në program, për herë të parë në Qytetin e Shkupit është ngritur procedura për vetingun e drejtorëve dhe drejtuesve, tolerancë zero ndaj korrupsionit me masa sistemore për eliminim e mundësisë për korrupsion dhe për parandalimin e konfliktit të interesave.

 

Në këto kohë të krizës së rëndë ekonomike u dolëm përballë qytetarëve, e rishikuam, dhe e përshtatëm vlerësimin për tatimin mbi pronën, ndërsa për 25 për qind i ulëm çmimet e parkingjeve që janë në kompetencë të Qytetit.

Kemi formuar Këshillin për Mbështetjen e grave Sipërmarrëse, i cili bashkon 25 organizata dhe ekspertë të fushës, të cilët do të veprojnë për të mundësuar kushte për rritjen e fuqizimit ekonomik dhe pavarësisë financiare të grave.

Por, ne bëmë më shumë nga ajo që premtuam për 82 ditët e para.

Pas dy vitesh, teleferiku për në majën e Vodnos përsëri është në funksion, me kërkesë të shkupjanëve.

Filluam me projekte për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugëve në të gjithë qytetin.

E rikthejmë gjelbërimin me projektin për rritjen e sipërfaqeve të gjelbra në qytet.

Ligji vlen njëlloj për të gjithë, Qyteti ka nisur me kontrolle të shpeshta të inspektimeve të rregullta dhe të jashtëzakonshme joselektive dhe vënien e zgjidhjeve sistematike për përballje me ndotësit.

Paratë e qytetarëve nuk shpenzohen më për qëllime joproduktive. Veturat zyrtare janë në parkingun e Qytetit të Shkupit pas orarit të punës, ndërsa mjetet tuaja nuk shpenzohen më nëpër kafeteri dhe shpenzime reprezantuese. Këto mjete i kemi ridestinuar dhe me to në vazhdimësi do të sigurojnë ushqim për personat e pastrehë.

Është nder dhe kënaqësi për mua që dëshmuan se për 82 ditë mund ta ndryshojmë thellbësisht mënyrën e drejtimit të Qytetit.

Ditët më të mira për Shkupin tonë janë përpara nesh, nga këtu nga “Ilindenska” 82, paralajmërojmë ndryshime pozitive dhe një qytet më të bukur, me të cilin do të krenohemi të gjithë!