NDARJA E MIRËNJOHJEVE PËR SHKOLLAT E MESME TË QYTETIT TË SHKUPIT PËR REALIZIMIN E AKSIONEVE TË SUKSESSHME PËR DHURIM TË GJAKUT 31.3.2021

Instituti për mjekësinë e transfuzionit dhe Kryqi i kuq sot ndanë mirënjohje për katër shkolla të mesme të Qytetit të Shkupit të cilat gjatë vitit të kaluar në një pandemi botërore organizuan me sukses aksione për dhurim të gjakut. Mirënjohje morën shkollat e mesme "Vasil Antevski Dren", "Pançe Karagjozov", "Cvetan Dimov" dhe "Orce Nikollov". Për përkrahje gjatë organizimit të aksioneve për dhurim të gjakut mirënjohje morën edhe Kryetari Petre Shilegov dhe udhëheqësja e Sektorit të arsimit në Qytetin e Shkupit, Daniella Adamova.
- Unë jam person që besoj thellë në humanizëm dhe njerëzim. Si kryetar i qytetit, jam krenar që institucionet që ne drejtojmë si Qyteti i Shkupit, në kushte pandemie, në kushte të punës së pazakontë dhe mësimdhënies online për nxënësit , përsëri arritëm që gjatë vitit të kaluar të organizojmë më shumë se 200 nxënës të shkollave të mesme të dhurojnë gjak, me të cilin besoj se të paktën janë shpëtuar po aq jetë. Thonë se kur shpëton një jetë, ke shpëtuar gjithë botën. Veçanërisht jam krenar për vetëdijen dhe ndërgjegjen e bashkëqytetarëve tanë më të rinj, të nxënësve tanë, të cilët në kushte të tilla dhe pa përfitime personale kanë treguar dhe dëshmuar se Shkupi është qytet i solidaritetit, dhe shkupjanët janë qytetarë të solidaritetit . Këta fëmijë ditën të vlerësojnë se sa është e nevojshme ndihma e tyre. Falënderim për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit, Institutin për Mjekësi të Transfuzionit, drejtorët e shkollave të mesme dhe nxënësit e shkollave të mesme. Besoj se ky bashkëpunim mes nesh do të thellohet - tha sot kryetari Shilegov.
Mirënjohjet e sotme i ndau drejtori i Institutit për Mjekësinë e Transfuzionit, Dr. Sadulla Useini, në emër të Institutit dhe Kryqit të Kuq.
Në ndarjen e mirënjohjeve e cila u mbajt në oborrin e SHMQSH "Vasil Antevski Dren", morën pjesë edhe Sait Saiti, sekretari gjeneral i Kryqit të kuq në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe drejtorët e shkollave të mesme.