QKR U BË PJESË E PLATFORMËS MË ME RENOME - LIVEUROPE 31.3.2021

Qendra kulturore rinore, nga sot është anëtare e plotë e rrjetit më me renome të sallave të koncerteve në Europë, Liveurope. Bëhet fjalë për rrjet të sallave legjendare europiane për koncerte të cilat janë shumë të rëndësishëm për funksionimin e industrisë europiane të muzikës. Për detajet në lidhje me këtë anëtarësim, në konferencën e sotme për shtyp folën Kryetari Petre Shilegov, drejtori i QKR-së, Ruse Arsov dhe redaktori i muzikës në QKR, Vlladica Mlladenovski.
- Liveurope është platformë e cila perceptohet si certifikatë për kualitet e cila u jepet sallave për koncerte që punojnë me përkushtim në prezantimin e kulturës europiane, në skenën muzikore europiane. Deri në vitin e kaluar, kishte 16 lokacione të tilla koncerti nga 16 vende në Europë, ndër të cilat janë Ansen Bellzhik nga Brukseli dhe Vega nga Kopenhaga, dhe e vetmja nga rajoni ishte Kino Shishka nga Lubjana. Nga ky vit, QKR së bashku me 4 salla koncertesh nga Linz, Bratislavë, Zagreb dhe Selanik bëhen pjesë e kësaj platforme, me çka edhe zyrtarisht konfirmohet vlera të cilën QKR e ka në jetën kulturore në shtet dhe në jetën kulturore në qytet, por edhe në angazhimin për promovimin e vlerave europiane dhe kulturës europiane të autorëve të rinj në Maqedoni të cilët janë pjesë e kësaj skene. Në këtë drejtim, dua të shpreh mirënjohje të madhe për ekipin e Qendrës Kulturore Rinore, e cila me punën e saj të përkushtuar në këto kushte të vështira të civilizimit arriti jo vetëm të mirëmbahet, por edhe të bëhet shtyllë e kulturës maqedonase. Në kushte të pandemisë globale, arritëm që vitin e kaluar të kemi koncerte në çdo lagje në qytetin tonë në projektin "Kultura në kohën e koronës", kemi mbajtur mbi 130 koncerte dhe jam krenar që si qytet e kemi të vetmin institucion publik i cili është pjesë e institucioneve të rrjetit kulturor europian - tha Shilegov.
Me këtë, shtoi ai, Qyteti i Shkupit po pozicionohet si një lokacion i rëndësishëm në skenën muzikore europiane dhe botërore dhe po i afrohet mirënjohjes prestigjioze Kryeqyteti Europian i Kulturës për vitin 2028, për të cilën Qyteti i Shkupit po punon me përkushtim tre vitet e fundit .
- Ky është shpërblim për gjithçka që kemi bërë në vitet e kaluara, e sidomos vitin e kaluar gjatë një pandemie kur kemi arritur të bëjmë rreth 130 koncerte. Rrjeti ka për qëllim kryesisht grupe të reja dhe promovimin e tyre europian, si dhe promovimin e grupeve europiane në skenën tonë - shpjegoi sot Ruse Arsov.
Liveurope,e cila është platforma më e vjetër e muzikës europiane e krijuar që të bashkëpunojë me qendrat e njohura muzikore të cilat punojnë së bashku për të rritur diversitetin e skenës së pasur muzikore të Europës, është bashkë-financuar nga Europa Kreative, program i Bashkimit Europian.